E Diel, 1 Nëntor 2026

TEC me qymyr ne Shqipëri?

 

Marrëveshja greko-gjermane për ndërtimin e një tec-i me qymyr në Shqipëri u nënshkrua. Tashmë priten detajet konkrete të propozimit për palën shqiptare. TEC-i për të cilin është rënë dakord do të zhvendoset nga Kozana e Greqisë për në Shqipëri, pasi u refuzua fort nga banorët e zonës. Marrëveshja për TEC-in është nënshkruar mes dy kompanive asaj gjermane 'REE' dhe shoqërisë greke të energjetikës 'PPC'

Ai do të ketë një kapacitet prej 500 deri në 800 meg, gati 5 herë më i madh se ai i Vlorës. E ka konfirmuar zëdhënësi i grupit gjerman Lothar Lambertz, i cili nuk bën të ditur saktësisht vendin ku do të vendoset TEC-i, sepse kjo do të bëhet në një fazë të mëvonshme. Është përzgjedhur tregu shqiptar pasi ka më shumë mundësi energjie. Mësohet se TEC-i do të shërbejë edhe për Greqinë.

Ndërkohë që ministri i Energjetikës Genc Ruli ka pranuar se deri tani pala shqiptare është njohur vetëm me një propozim për ndërtimin e nje TEC-i në Shqipëri. Po sipas Rulit qeveria shqiptare është në pritje të një oferte të plotë dhe vetëm atëherë do të merret një vendim i plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›