E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet në hidrocentralin e Ashtës nisin pa lejen e KKRRTRSH

Nga Tema

Punimet për hidrocentralin e Ashtës në Bushat të Shkodrës kanë nisur pa u marrë më parë leja nga ana e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

Investimi prej 160 milionë eurosh i kompanisë austriake “Verbund” ka nisur kështu në mënyrë të paligjshme, por, pasi ka marrë garancinë e kryeministrit, Sali Berisha, i cili mori pjesë para tri ditësh në ceremoninë e nisjes së punimeve.

“Sot, është një ditë e madhe për Bushatin, Vaun e Dejës, Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Sot, ne çelim siparin e inaugurimit të hidrocentralit të Ashtës, vepër kjo jashtëzakonisht e rëndësishme në sistemin energjitik shqiptar, i cili ndërtohet nga një prej kompanive lider në fushën e hidrocentraleve në Evropë, kompania kryesore energjitike në Austrinë mike, e cila zotëron në pronësinë e saj 107 hidrocentrale dhe 9 termocentrale”, - tha Berisha në nisje të punimeve.

Vajza e kryeministrit është përfolur shpesh si njeriu që qëndron pas këtyre koncesioneve të qeverisë shqiptare. Para pak kohësh gazeta “TemA” botoi një letërkëmbim të saj me një investitor, ku ajo kërkonte një taksë pesë për qind për investimin e tij në fushën e energjitikës.

Në raste të tilla, tre përqindëshi është një shumë e madhe milionëshe, ndërsa suksesi është i garantuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›