Punonjësi i Gërdecit: “Njerëzit që kontrollonin Fabrikën punonin te “MEICO” dhe mburreshin për lidhjet e tyre”
Zbardhet dëshmia e Shefki Sefaj një ish punonjësi që punoi gjatë në fabrikën e Gërdecit dhe njohu shumë njerëz. Dëshmia e Sefajt hedh dritë mbi disa personazhe që ndonëse kanë pasur rol kryesor nuk janë pyetur nga prokuroria
Shefki Sefaj, ka qenë një punëtor krahu në Gërdec. Por duket se ai ka pasur një prioritet për prokurorët pasi ai kishte punuar gjatë në atë fabrikë dhe kishte mundur të njihte shumë nga personazhet që drejtonin punët në Gërdec. Gazeta po boton një pjesë së dëshmisë së gjatë të dhënë nga Sefaj, ndërsa ky i fundit konfirmon edhe si disa dëshmitarë të tjerë “personazhet hije” të këtij biznesi.
Pyetje: Është e vërtetë që ju keni punuar në ndërmarrjen e demontimit të municioneve, të firmës “Albademil” në Gërdec?
Përgjigje: Po, është e vërtetë që unë kam punuar në firmën “Albademil” në Gërdec, ku demontoheshin municione. Siç jam shprehur dhe në deklarimet e mija përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, Ibrahim Hoxha, më datë 23.09.2008, diku nga muaji qershor, unë kam filluar punë në repartin ushtarak në Rinas, ku kam punuar vetëm dy ditë dhe më pas, Dritan Minxolli më ka kaluar në Gërdec, vend në të cilin kam punuar deri më datë 15.03.2008, kur ka ndodhur dhe ngjarja tragjike e shpërthimit. Ju sqaroj se gjatë kontratës së parë të demontimit të fishekëve, unë kam punuar në demontim dhe në shkarkimin e arkave, ndërsa gjatë kontratës së dytë të demontimit të predhave, unë kam punuar gjithmonë në shkarkimin e makinave ushtarake me municion. Në raste të veçanta, unë kam ndihmuar edhe familjarët e mi që punonin në demontimin e predhave.
Pyetje: A i mbani mend personat që ishin prezent gjatë shkarkimit të makinave ushtarake me municion?
Përgjigje: Po, unë i mbaj mend të gjithë personat që ishin prezent gjatë shkarkimit të makinave ushtarake me municion. Konkretisht ju sqaroj se, kur unë kam filluar punë në shkarkim, kam qenë se bashku me Arian Gërdecin, Lutfi Gërdecin dhe Haki Sefën. Ne kemi biseduar me Begator Manen, i cili ishte presidenti i firmës së sigurimit privat, ROGAT, që merrej me sigurimin e territorit. Begatori na ka sqaruar se do të paguheshim 1.000 lekë të reja për çdo makinë që do të shkarkonim. Ne kemi rënë dakord dhe kemi vazhduar punën. Makinat zakonisht vinin gjithmonë në darkë, pas orës 19:30. Në momentin kur makinat hynin në territorin e ndërmarrjes, aty ishte prezent Kastriot Kreca, i cili merrej me evidentimin e sasisë së municionit që shkarkohej, po ashtu ky shtetas na bënte dhe pagesat, sipas punës që bënim. Prezent ishte Dashi, mbiemri nuk më kujtohet, Serani, mbiemrin nuk ia di, Nazmiu, Bernardi, Klejdi, të cilëve nuk ua di mbiemrat, Haxhi Mara dhe Endri Dvorani. Me të gjithë shtetasit e mësipërm jam njohur nëpërmjet punës në firmën “Albademil” në Gërdec dhe në lidhje me rrethanat e njohjes, ju sqaroj: Në kontratën e parë të demontimit të fishekëve në Gërdec, unë nga personat e mësipërm fillimisht kam njohur Seran Maçin, Haxhi Marën, Endri Dvoranin, Nazmiun, Bernardin dhe Klejdin, të cilët ishin personat prezent gjatë shkarkimit të makinave të ushtrisë, numërimit dhe marrjes në dorëzim të arkave me municione nga ana e firmës. Krahas këtyre personave, prezent gjatë këtij procesi kam fiksuar Kastriot Krecën dhe Dashin, mbiemrin e të cilit nuk e kujtoj, por di që të dy këta ishin punonjës të firmës së sigurimit, ROGAT. Në lidhje me njohjen me personat e mësipërm, dua t'u sqaroj si më poshtë për secilin prej tyre. Kastriot Kreca, siç ju thashë dhe më sipër, merrej me evidentimin e sasisë së municionit për llogari të firmës “Albademil” dhe me sa kam parë unë, ky shtetas mbante shënime për sasinë e municionit që shkarkohej. Me sa di unë, Kastrioti ishte i punësuar te firma e sigurimit privat, ROGAT, dhe paguhej nga Begator Mane. Po ashtu, ky shtetas na bënte ne punëtorëve të shkarkimit pagesën, sa herë mbaronim punë. Mbaj mend që Kastrioti ka punuar vetëm gjatë kontratës së parë, pasi në kontratën e dytë, firma e sigurisë ndryshoi dhe ka filluar firma VRANA. Nëse do të më paraqitet për njohje shtetasi Kastriot Kreca, jam në gjendje që ta njoh midis personave të tjerë. Dashi, ky person, ishte përgjegjës i rojeve të sigurimit privat, ROGAT. Po ashtu, edhe ky shtetas ishte prezent në shkarkimin e makinave dhe numërimin e sasisë së municionit. Me sa kam parë unë, ky shtetas nuk mbante shënime. Dashi drejtonte makinat, ku të parkoheshin, si dhe drejtonte dhe na organizonte ne punëtorët për të shkarkuar makinat. Edhe ky person pas kontratës së parë është larguar. Nëse do të më paraqitet për njohje shtetasi me emrin Dashi, jam në gjendje që ta njoh midis personave të tjerë. Serani, për këtë shtetas di se gjatë kontratës së parë, ai punonte për llogari të ushtrisë. Gjatë kontratës së parë kam parë se Serani plotësonte fatura për sasinë dhe llojin e municionit që vinte me makinat e ushtrisë. Mbaj mend që njëkohësisht të njëjtën punë e ka kryer dhe shtetasi Sokol Ngjeçi, i cili ishte nga Hasi dhe vinte aty sa herë që vinin makinat e ushtrisë me municion. Me Seranin jam ulur djdisa herë në kafe dhe ai më është shprehur se punonte për llogari të ushtrisë dhe konkretisht për ndërmarrjen MEICO. Ai më thoshte se paguhej rreth 45.000 lekë të reja në muaj. Gjatë kontratës së dytë unë përsëri kam qëndruar me Seranin dhe ai përsëri më ka thënë se paguhej nga ushtria. Dua t'u sqaroj se në disa raste Serani më është shprehur se kishte debatuar me Haxhi Marën dhe se Haxhiu donte që nëpërmjet Dritan Minxollit ta hiqte Seranin nga puna. Mbaj mend që Serani vinte me një makinë tip “Benz 190D”, me ngjyrë bojë qielli, shpeshherë ai vinte i shoqëruar me Nazmiun, pasi, siç më ka thënë dhe vetë Serani, ata ishin komshinj në Farkë. Edhe gjatë kontratës së predhave kam parë se Serani mbante shënime për sasinë dhe llojin e municionit që vinte me makinat e ushtrisë. Ju sqaroj me bindje të plotë se Seran Maçi, ka qenë prezent dhe ditën e ngjarjes, kur ka ndodhur shpërthimi. Në një rast Serani më ka thënë se kishte qenë dhe kryetar i këshillit të komunës së Farkës. Ju sqaroj se kryetar i grupit të personave që numëronin makinat e ushtrisë me municion dhe evidentonin sasinë dhe llojin e municionit, ishte shtetasi Seran Maçi. Nëse do të më paraqitet për njohje shtetasin Seran Maçin, jam në gjendje që ta njoh midis personave të tjerë.
Haxhi Mara, edhe këtë shtetas e kam gjetur në firmën “Albademil” në Gërdec, gjatë kontratës së parë. Ky shtetas merrej me evidentimin e llojit të metalit të municioneve, në momentin e shkarkimit dhe në momentin e hapjes së arkave. Me sa di unë për këtë shtetas, ky punonte për llogari të ndërmarrjes MEICO në të dyja kontratat. Nga ky shtetas kam mësuar se ishte nga fshatrat e Shijakut dhe se rrinte me shtëpi në Tiranë. Po ashtu, ai na ka thënë se kishte punuar gjithmonë në ushtri. Me Haxhiun unë nuk kam pasur shumë muhabet, pasi ky shtetas rrinte disi më i veçuar. Në kontratën e dytë Haxhiu merrej me numërimin e arkave me municion dhe këto të dhëna, ja jepte Seran Maçit, i cili mbante evidencën. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje, jam në gjendje ta njoh ndërmjet të tjerëve. Endri Dvorani, këtë shtetas unë e kam gjetur që në fillim të punës sime tek “Albademil”. Endri, me sa kam marrë vesh unë, punonte për ndërmarrjen MEICO, këtë gjë ma ka thënë vetë Endri. Gjatë kontratës së dytë me predhat, Endri ka filluar punë me vonesë dhe nuk merrej më me evidentimin dhe numërimin e sasisë së municionit që vinte nga repartet ushtarake. Për kontratën e dytë, Endri është marrë me dokumentacionin e firmës “Albademil”, ku ai regjistronte gëzhojat që pastroheshin, predhat dhe të gjitha nënproduktet që dilnin nga firma “Albademil”. Po ashtu, ai paguhej nga ana e Dritan Minxollit, gjatë kontratës së dytë. Ju sqaroj se me sa kam marrë vesh unë, Endri është zëvendësuar me shtetasin Muhamet Hoxha,j i cili u bë pjesëtar i grupit të Seran Maçit, gjatë kontratës së dytë. Për këtë shtetas kam mësuar se ditën e ngjarjes ka humbur jetën, si pasojë e shpërthimit. Nazmiu, siç u thashë më sipër, vinte në punë i shoqëruar në të shumtën e rasteve me Seran Maçin. Edhe Nazmiun unë e kam gjetur në Gërdec, që kur kam filluar punë vetë në kontratën e parë, si dhe gjatë kontratës së dytë të predhave. Me sa kam marrë vesh nga Nazmiu, ai kishte njohje të hershme me Seranin, pasi kishin punuar bashkë prej kohësh, si dhe ishin bashkëfshatarë. Në muhabete e sipër kam mësuar nga Nazmiu, se edhe ai punonte për llogari të ushtrisë. Edhe Nazmiu si të tjerët merrej me numërimin e makinave ushtarake, sasisë dhe llojit të municionit që hynte në territorin e firmës “Albademil” edhe ky shtetas të dhënat e tij ja kalonte Seranit. Ju sqaroj se Nazmiu ka qenë në punë prezent edhe ditën e ngjarjes. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje jam në gjendje ta njoh ndërmjet të tjerëve. Bernardi, edhe këtë shtetas e kam parë të punojë në të dyja kontratat, me sa mbaj mend unë Bernardi ka punuar së bashku me Klejdin, ku të dy këta qëndronin gjithmonë gjatë natës. Nga Bernardi kam mësuar se ai paguhej nga MEICO. Në një bisedë që kam bërë me Bernardin, kam mësuar nga ky i fundit se ai dhe Klejdi paguheshin rreth 700$ nga ndërmarrja MEICO. Me sa di unë, Bernardi rrinte me shtëpi në Tiranë, por se ku banonte, unë nuk e di. Në punë ai vinte me makinën e tij, lloji nuk më kujtohet, por di që ishte e vogël në përmasa, me ngjyrë jeshile dhe me targa Tirane te dera. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje jam në gjendje ta njoh. Klejdi, edhe këtë shtetas e kam parë të punojë në të dyja kontratat, ai ka punuar së bashku me Bernardin, gjatë natës. Po ashtu, nga ky shtetas kam mësuar se ai punonte për MEICO. Klejdi dhe Bernardi kishin një dhomë te godina dykatëshe e vjetër e ushtrisë, ku flinin gjatë natës dhe në mëngjes, kur vinin Serani, Nazmiu dhe Haxhiu, Klejdi me Bernardin largoheshin. Nga vetë Klejdi kam mësuar se ai ishte mësues fizkulture në një shkollë të Tiranës, kur unë e kam pyetur pse ai punonte vetëm natën, ai më është shprehur se nuk kishte mundësi të punonte ditën, për shkak të punës së mësuesit dhe se arsyeja që punonte aty, ishte sepse nuk i dilte rroga e mësuesit. Nga ky shtetas kam mësuar se nuk ishte i martuar dhe se jetonte vetëm. Gjatë programit të dytë, ai vinte me një makinë tip Ford me ngjyrë blu të thellë, me targa Tirane. Edhe këtë shtetas po të më paraqitet për njohje jam në gjendje të njoh ndërmjet të tjerëve. Muhamet Hoxha, ky shtetas ka filluar punë diku nga fundi i janarit ose fillimi i shkurtit 2008, edhe këtë shtetas e kam parë të punojë gjatë kontratës së dytë, me grupin e Seran Maçit. Me këtë shtetas jam ulur disa herë në kafe. Personalisht mua gjithmonë më është prezantuar me emrin “Xhimi”. Mbaj mend se ky person pinte shumë raki, disa herë më është shprehur se kishte lidhje të forta dhe se kishte kaluar edhe armë në Kosovë dhe Maqedoni, ku vetë ai kishte shoqëruar automjetet me armë. Në një rast e kam pyetur për origjinën e tij dhe ai më është shprehur fillimisht se ishte nga jugu, më pas më pat thënë se ishte nga Tropoja, por unë vetë asnjëherë s’e mora vesh se nga ishte. Muhameti gjatë qëndrimeve tona më është shprehur se kishte jetuar në Angli deri në vitin 2005 dhe se kishte pasaportë angleze. Kur unë e kam pyetur pse kishte ardhur të punonte në Gërdec, kur ai kishte këto kushte, ai më është shprehur se kishte nevojat e tij dhe se puna ishte më e mirë dhe më e leverdishme në Shqipëri. Në disa prej këtyre bisedave, ishin prezent Serani, Nazmiu dhe Haxhiu. Di t'u them se Serani, Nazmiu dhe Muhameti gjithmonë debatonin me Haxhiun, pasi kishte raste që Haxhiu nuk vinte dhe fare në punë dhe konkretisht ditën e ngjarjes, më datë 15.03.2008, Haxhi Mara nuk ka qenë në punë. Për shtetasin Muhamet Hoxha, më vonë kam mësuar se ka humbur jetën ditën e tragjedisë. Në lidhje me grupin e këtyre personave që unë përmenda më sipër, dua t’u sqaroj se këta shtetas unë nuk i kam parë në asnjë rast që të kenë punuar në proceset e demontimit të municioneve që vinin nga repartet ushtarake, as në kontratën e parë dhe as në kontratën e dytë.
27 Maj 2009