E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e Bankës së Tiranës dhurojnë gjak

Banka e Tiranës i është përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq "Dhuro gjak, shpëto jetë". Rreth 70 punonjës të kësaj banke në mënyrë vullnetare kanë dhuruar gjak për t'i dhënë sa më shumë ndihmë personave që kanë nevojë për gjak. Vetë drejtori i kësaj banke, Dimitris Santiks është shprehur se ky është një veprim human të cilin do e bënte gjithsecili prej nesh.
Ashtu si është përmendur edhe herë të tjera, spitalet shqiptare vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë për gjak pasi ka shumë pak vullnetarë. Në Shqipëri është vetëm një grup personash të cilët japin gjak kundrejt një pagese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›