Punonjësit e “Tirana Bank” dhurojnë gjak
“Dhuro Gjak, Shpëto jetë”, është filozofia e Kryqit të Kuq shqiptar në përpjekjen e vazhdueshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë e të shpëtojë jetë. Punonjësit e Tirana Bank u bënë pjesë e kësaj iniciative, duke dhuruar gjak e duke kryer kështu një veprim human për të ndihmuar njerëzit në nevojë, por për rastet emergjente. Sot në prezencën e përfaqësuesve më të lartë të Kryqit të Kuq Shqiptar, zotit Zamir Muca Sekretar i Përgjithshëm dhe zonjës Angjelina Pulluqi, sekretare, punonjësit e “Tirana Bank” dëshmuan vullnetin e tyre për t’u bërë pjesë e këtij akti të rëndësishëm si pjesë e përgjegjshmërisë sociale në përpjekje për përmirësimin e jetës së komunitetit tonë. Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar falënderuan drejtuesit e lartë të “Tirana Bank”, Drejtorin e Përgjithshëm z. Dimitris Santixis dhe gjithë ata punonjës që dhuruan gjakun e tyre, për iniciativën e marrë dhe kontributin në këtë akt humanitar, duke theksuar se rezervat e gjakut në vend janë një ndër nevojat më të mëdha në sistemin shëndetësor te vendit. Vetëm disa muaj më parë “Tirana Bank” u bë pjesë e një tjetër iniciative. Kush mbjell një pemë, mbjell një shpresë”. Nën këtë moto, Bashkia e Tiranës shprehu mirënjohjen për të gjithë ata, që kontribuuan në iniciativën e bashkisë “Një qytetar, një pemë”... Shtatë “Medalje të Arta” iu akorduan të pranishmëve ndërmjet tyre dhe “Tirana Bank” për kontributin e madh për mbjelljen e pemëve, medalje kjo që iu dorëzua Dimitris Santixis, Drejtori i Menaxhimit të “Tirana Bank” nga kryetari i Bashkisë Edi Rama.