Punonjësit e naftës pa asistencë
Kastriot Islami
Mijëra familjet që jetojnë në rajonin e naftës pra në qarqet Fier, Berat e Vlorë i kanë të qartë të gjithë abuzimet në Albpetrol dhe ARMO. Ata të gjithë tani njohin detajet e korrupsionit e të abuzimeve me kompanitë e naftës me të cilat është lidhur rinia e tyre, jeta e deri pensioni i vështirë. Ata njohin në detaje dhe diskutojnë çdo ditë emrat konkretë që qëndrojnë pas këtij procesi korruptiv; emrat e Kryeministrit Berisha e të ministrit Genc Ruli dhe të vartëseve të tyre janë të njohur nga çdo familje. Ata dinë se si po përgatitet privatizimi i pjesëve të mbetura të kompanive të naftës dhe kujt do t’i jepen ato. Por mbi të gjitha atyre do t’u mbetet në memorie gjatë të gjithë jetës sesi u përzunë nga vendi i punës që e kishin mbajtur me shumë mundime dhe u përbuzën nga drejtuesit aktualë. Por mbi të gjitha për ta është e papranueshme se si po keqtrajtohen në asistencë e po tallen pushtetarët aktualë me ta e familjet e tyre. Pas procesit korruptiv të privatizimit, Qeveria, Kryeministri Berisha dhe ministri Ruli po vazhdojnë të tallen me punonjësit në asistencë, duke mos u dhënë as “kockën”, shpërblimin për vjetërsinë, që parashikonte vendimi i Qeverisë nr. 261, datë 26.02.2008 me firmën e Kryeministrit Berisha dhe Udhëzimi nr. 250, datë 08.04.2008 me firmën e ministrit Genc Ruli. 1706 punonjësit e naftës vazhdojnë të sorollaten nga drejtuesit e ARMO-s e të Albpetrolit, duke mos arritur të marrin as përgjigje dhe as zgjidhje.
Trajtimi i punonjësve në kundërshtim me ligjin për privatizimin e ARMO-s
Siç e kemi thënë edhe më parë, ligji nr. 9117, datë 24.07.2003 për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të “Armo” sha, Fier, nuk është as ndryshuar dhe as amenduar, pra është në fuqi, por pa asnjë forcë vepruese, sepse ai është anashkaluar nga qeveria. Për rrjedhojë, privatizimi ka qenë antiligjor, por nuk po rindalemi për të analizuar përsëri këtë aspekt. Le të merremi me çështjen e trajtimit të punonjësve të dalë në asistencë nga privatizimi. Në nenin 5 të këtij ligji thuhet: “Punonjësve të ‘Armo sha’, Fier, të punësuar për një periudhë jo më pak se dy vjet, të cilët do të dalin të papunë, t’u jepet nga shoqëria e privatizuar, deri një vit pas privatizimit të shoqërisë, një pagesë e barabartë me pagën e dy viteve dhe t’u paguhen kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore. Punonjësve të ‘Armo sha’, të punësuar për një periudhë më pak se dy vjet, t’u jepet një pagë e barabartë me kohën e punësimit në këtë shoqëri”. Ky ligji është anashkaluar dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 261, datë 27.02.2008, në vend që t’i referohet këtij ligji që është në fuqi, i referohet “Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 58, të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kjo është një shkelje e rëndë ligjore për të cilën duhet të veprojë KLSH, Avokati i Popullit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Natyrisht pasoja e saj bie mbi punonjësit e tjerë në asistencë, të cilët duhet të organizohen për të fituar të drejtën e tyre në rrugën gjyqësore. Me siguri me ndryshimin e qeverisjes në zgjedhjet e ardhshme kjo çështje do të trajtohet në favor të vendosjes së drejtësisë.
Punonjësve në asistencë u mohohet shpërblimi nga fitimi i kompanisë ARMO për 2008...
Në nenin 3 të Udhëzimit nr.250, datë 08.04.2008 të firmosur nga ministri Ruli thuhet se “3. Për trajtimin e punonjësve sipas pikave 1, 2, 3, 4 e 6 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 261, datë 27.02.2008 për periudhën njëvjeçare të pagesës procedohet: … pagesa e punonjësve, që përfitojnë sipas pikës 1 dhe 3, fillon nga data kur punonjësit dalin të papunë ...”. Në fakt kjo datë ka qenë 30 qershor 2008 dhe nuk është respektuar pa dhënë asnjë arsye nga drejtuesit e ARMO-s, të cilët kanë filluar ta japin trajtimin mujor në shtator. Po kështu duhet që punonjësve t’i jepej një pagë shpërblim nga fitimi i kompanisë, sipas bilancit të mbyllur në fund të muajit qershor 2008, që iu është mohuar deri tani punonjësve të dalë në asistencë. Edhe për këtë punonjësit të organizohen që përmes procesit gjyqësor të fitojnë këtë të drejtë, përndryshe vitin e ardhshëm, pas zgjedhjeve do të rivendosim drejtësinë.
Punonjësit e naftës në asistencë nuk po marrin shpërblimin për vjetërsinë...
Në vendimin e KM, nr. 261, datë 27.02.2008, «Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit ‘Armo’, sha-së, Tiranë, dhe ‘Albpetrol’, sha-së, Patos”, thuhet se, “1. Punonjësit e Armo, sha-së, Tiranë, dhe Albpetrol, sha-së, Patos, që dalin të papunë, si pasojë e ristrukturimit, përveç trajtimeve që parashikohen nga Kodi i Punës, përfitojnë për një periudhë njëvjeçare, pagesë me pagë bruto mesatare mujore individuale (pagë bazë+vjetërsi), të vitit të fundit të punës. Në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia” dhe “5. Fondi prej 376.000.000 (treqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë) lekësh, i llogaritur për 606, punonjësit që dalin të papunë nga ristrukturimi i “Armo”, sha, dhe fondi prej 372.200.000 (treqind e shtatëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh, i llogaritur për 1.100 punonjësit, që dalin të papunë nga ristrukturimi i “Albpetrol”, sha-së, të përballohen, përkatësisht, nga likuiditetet e këtyre shoqërive”. Dhe më tej në Udhëzimin e ministrit Ruli, nr. 250, datë 08.04.2008, “Për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 261, datë 27.02.2008 “Për trajtimin e punonjësve që dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të ‘Armo’ sha Tiranë dhe ‘Albpetrol’ sha Patos”, thuhet se, “2. Punonjësit e shoqërive ‘Armo’ sh.a. Tiranë dhe ‘Albpetrol’ sh.a. Patos, që dalin të papunë si pasojë e ristrukturimit të këtyre shoqërive, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 261, datë 27.02.2008, në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, përfitojnë trajtim si më poshtë: i) Shpërblim deri në një vit pagë, për ndërprerje të marrëdhënieve të punës. ii) Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15-ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren e pagës së vitit paraardhës dhe indeksohet. Shpërblimin për vjetërsi e përfitojnë punonjësit që janë në marrëdhënie pune me këto shoqëri jo më pak se tre vjet pa ndërprerje. Ende 1706 punonjësit e dalë në asistencë nuk kanë marrë “shpërblimin për vjetërsinë”, që për një punonjës me vjetërsi 30 vjet pune arrin 6 milionë lekë të vjetra. Punonjësit po presin që Qeveria të nxjerrë Vendimin e Këshillit të Ministrave, sepse shuma në dispozicion rezulton e pamjaftueshme. Kështu edhe kjo e drejtë rezulton e parealizuar dhe qeveria tallet me punonjësit në asistencë...