"Toyota" përballet me humbjen historike
Kriza e industrisë automo
bilistike ka prekur rëndë
edhe vetë Japoninë, një
nga vendet me prodhimtari më
të madhe në këtë fushë. Kompania
më e madhe e makinave
"Toyota" ka paralajmëruar humbjen
e saj më të madhe vjetore
në 71 vitet e jetës së saj, për shkak
të rënies drastike të shitjeve,
si dhe vlerës së jenit. Firma
pritet të humbasë për këtë vit
rreth 2 miliardë dollarë nga operacionet
e saj kryesore. Shefi i
kompanisë deklaroi se situata
aktuale ishte e përmasave gjigante
për sa u përket humbjeve
dhe se humbje të tilla mund të
ndodhin vetëm një herë në 100
vjet. Edhe vetë shteti japonez ka
pasur një deficit shumë të madh
buxhetor për vitin që po përfundon,
pikërisht për shkak të krizës
në disa nga sektorët më jetikë të
ekonomisë së saj. Në krahasim
me një vit më parë, niveli i eksporteve
në vend ka rënë 26.7%.
Ndërkohë, viti 2007 u konsiderua
si një vit piku për shitjet
në industrinë automobilistike
në Japoni. Vetëm nga eksportet
jashtë vendit pati rreth 3 miliardë
fitime. Për sa i përket "Toyota"-
s, ajo pret që viti i ardhshëm
të jetë disi më i mbarë, por nëse
kjo situatë rënieje do të vazhdojë,
atëherë kriza do të jetë e
pashmangshme dhe në situata
të tilla çdo lloj opsioni për fatin
e firmës mund të merret në konsideratë.
Rënien më të madhe
shitjet e kanë pasur gjatë 6 muajve
të fundit të vitit dhe veçanërisht
e dukshme kjo ka qenë në
tregjet ku tradicionalisht makina
ka njohur vetëm suksese dhe
mbishitje, si në Evropë dhe Shtetet
e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm në tregun aziatik janë
shënuar shifra optimiste e
inkurajuese, sepse pavarësisht
krizës ekonomike, India dhe
Kina vazhdojnë që të ruajnë të
njëjtin nivel ekonomik e të
vazhdojnë të shpenzojnë si
edhe vitet e tjera, të paktën deri
më tani. Menaxheri i "Toyota"-
s, ndryshe nga vitet e tjera, nuk
dha asnjë lloj shifre në lidhje me
parashikimet e shitjeve për
vitin e ardhshëm. Sipas një deklarate,
thuhej se një parashikim
nuk mund të bëhej, për shkak të
paqartësisë së ndryshueshmërisë
së tregjeve dhe përshkallëzimit
të krizës ekonomike.
Por rënia e shitjeve shoqërohet
edhe me një shkurtim drastik të
shumë vendeve të punës, por në
shikëtë
rast do të largohen të gjithë
të punësuarit me kohë të
pjesshme, ndërkohë që të punësuarit
me kohë të plotë nuk do
të preken. Pas "Toyota"-s pritet
që të raportojnë humbje të
mëdha edhe marka të tjera të
industrisë së makinave, si "Honda"
etj.
bilistike ka prekur rëndë
edhe vetë Japoninë, një
nga vendet me prodhimtari më
të madhe në këtë fushë. Kompania
më e madhe e makinave
"Toyota" ka paralajmëruar humbjen
e saj më të madhe vjetore
në 71 vitet e jetës së saj, për shkak
të rënies drastike të shitjeve,
si dhe vlerës së jenit. Firma
pritet të humbasë për këtë vit
rreth 2 miliardë dollarë nga operacionet
e saj kryesore. Shefi i
kompanisë deklaroi se situata
aktuale ishte e përmasave gjigante
për sa u përket humbjeve
dhe se humbje të tilla mund të
ndodhin vetëm një herë në 100
vjet. Edhe vetë shteti japonez ka
pasur një deficit shumë të madh
buxhetor për vitin që po përfundon,
pikërisht për shkak të krizës
në disa nga sektorët më jetikë të
ekonomisë së saj. Në krahasim
me një vit më parë, niveli i eksporteve
në vend ka rënë 26.7%.
Ndërkohë, viti 2007 u konsiderua
si një vit piku për shitjet
në industrinë automobilistike
në Japoni. Vetëm nga eksportet
jashtë vendit pati rreth 3 miliardë
fitime. Për sa i përket "Toyota"-
s, ajo pret që viti i ardhshëm
të jetë disi më i mbarë, por nëse
kjo situatë rënieje do të vazhdojë,
atëherë kriza do të jetë e
pashmangshme dhe në situata
të tilla çdo lloj opsioni për fatin
e firmës mund të merret në konsideratë.
Rënien më të madhe
shitjet e kanë pasur gjatë 6 muajve
të fundit të vitit dhe veçanërisht
e dukshme kjo ka qenë në
tregjet ku tradicionalisht makina
ka njohur vetëm suksese dhe
mbishitje, si në Evropë dhe Shtetet
e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm në tregun aziatik janë
shënuar shifra optimiste e
inkurajuese, sepse pavarësisht
krizës ekonomike, India dhe
Kina vazhdojnë që të ruajnë të
njëjtin nivel ekonomik e të
vazhdojnë të shpenzojnë si
edhe vitet e tjera, të paktën deri
më tani. Menaxheri i "Toyota"-
s, ndryshe nga vitet e tjera, nuk
dha asnjë lloj shifre në lidhje me
parashikimet e shitjeve për
vitin e ardhshëm. Sipas një deklarate,
thuhej se një parashikim
nuk mund të bëhej, për shkak të
paqartësisë së ndryshueshmërisë
së tregjeve dhe përshkallëzimit
të krizës ekonomike.
Por rënia e shitjeve shoqërohet
edhe me një shkurtim drastik të
shumë vendeve të punës, por në
shikëtë
rast do të largohen të gjithë
të punësuarit me kohë të
pjesshme, ndërkohë që të punësuarit
me kohë të plotë nuk do
të preken. Pas "Toyota"-s pritet
që të raportojnë humbje të
mëdha edhe marka të tjera të
industrisë së makinave, si "Honda"
etj.