Putin udhëzon qeverinë për të dhënë ndihma serbëve të Kosovës.
Vladimir Putin ka udhëzuar qeverinë të përgatitet për të dërguar ndihma humanitare për serbët e Kosovës. Presidenti rus Njoftimi është bërë i ditur dje nga mediat ruse. Urdhërat e zotit Putin pasojnë ato që Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cilësoi si kërkesa të qeverisë serbe për ndihma mjekësore dhe ushqimore për pakicën serbe të Kosovës. Lavrov tha se gjendja humanitare në zonat serbe është rënduar gjatë javëve të fundit. Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Megjithatë, Rusia, një aleate tradicionale e Serbisë dhe anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, mbështet pretendimet serbe mbi Kosovën. Në zhvillime të tjera, qeveria serbe paraqiti sot një propozim zyrtar që Kosova të ndahet në vija etnike. Një dokument i bërë publik, thekson se Beogradi njeh juridiksionin e OKB-së në Kosovë, por shton se vetëm serbët mund të kontrollojnë policinë, gjyqësorin dhe pikat e kalimit të kufirit në rajonet e mbizotëruara nga serbët në Kosovën veriore.