Pyetje për shpresën
Ferid MUHIQ
A është lumturia
Dëbimi i fatkeqësisë?!
Kaq shumë këmbë pa rrugë!
Kaq shumë rrugë pa hapa!
ǒskutë e fshehu shpresën
Që veç rritet thellësive
Dhe na tret përditë në duar?
Mos nxitimi trillimin stolis
Dhe në fakt
Udhëtojmë ndaluar?
* * *
A çast është përjetimi
Përmes tortura dhembjesh?!
Kaq shumë hije teposhtë memece!
Kaq shumë fjalë në muzg për heshtjen!
ǒshteg u shfaq për lehtësitë
Që notojnë të gjithë pas rrjedhës
Dhe etjen shuajnë turbull-trishtë?
Mos ndaj bën ftohtë në male lart
Dhe ndaj lumenjtë
Burojnë në kreshtë?
* * *
Apo mjegullës ndoshta
Vlon rrëshirë e trashë?
Gjithkah po vërshon ajo forcë verbane
Shpëtimin e vet parreshtur rrëmon
Në vdekjen e të tjerëve.
Përktheu Fatmir S. Baçi
12 Maj 2008