Pyetjet prishin festën e NATO-s
Antena brenda familjes
Nënshkrimi nga presidenti Bush i Protokollit për Anëtarësim në NATO ishte një rast i mirë për kryeministrin Berisha të shfaqej para kamerave. Por si gjithmonë ngelet hapur problemi, a duhet të bëjnë pyetje të tjera gazetarët apo jo. Njerëzit e shtypit
u përpoqën të marrin masa, por jo gjithçka mund të kontrollohej.
U vendos që do përshëndetet nënshkrimi nga Bush dhe nuk do ketë pyetje.
Flamuri, që merr masa në raste të tilla gjatë vizitave në rrethe, këtu nuk hynte në punë. Berisha e mori në telefon për ta pyetur se ç’ndodh ndonjë gjë... e përse mund të pyesin gazetarët.
- E para mund të pyesin për Alibeajn, - i tha Flamuri, - kujdes me atë.
- Po ç’do thonë, për atë kontrollin në prokurori, po sikur e sqaroi njëherë?
- Jo, jo për atë, por për e-mail-et e Gërdecit. Kur ka bërë ato porositë për V. K. M e Gërdecit, e paska detajuar aq shumë qëllimin, sa dukej sikur do llogariste dhe fitimin. Nuk e kuptoj ç’i është dashur kjo gjë. Pastaj e ka djallos fare se në bcc e-mail-in ia
ka nisur një kopje dhe Zenit. Po na doli dhe kjo, bëhet kiameti.
- Ashtu ë ë, i papërgjegjshëm, d.m.th., nuk e kuptoj ç’ka dashtë me të, se Zeni s’ka pas punë me Gërdecin fare, Rahmani merrej me atë punë.
- E di, e di, po ky Rahmani më duket se nuk kupton nga e-mail-i, ndaj ia ka dërguar Zenit. I ka thënë, po qe se e njeh këtë Rahmanin, jepja udhëzimet të jemi në rregull.
- Ashtu, e mirë... tjetër ç’ka?
- Tjetër, kanë dalë këta të Bamirit në konferencë dhe kanë sharë...
- Kush ka dalë, Pal Dajçi?
- Jo, jo, këta juristët.
- Kush the, Bujar Leskaj?
- Jo, këta të drejtësisë e kisha fjalën, ndaj thashë të Bamirit.
- A, a, mirë. Thashë se deputetët, se i kam vënë në gjumë deri në dhjetor, u kam thënë jeni në lista. Pastaj të shohim.
- Mirë ua ke bërë, po ta kishe afruar pak afatin, se kush i duron deri atëherë.
- Patjetër, duro se erdhi dita. Me institucionet s’kemi punë sot, se është kjo e NATO-s dhe del prapë ai i rrugës së Elbasanit, po i zura në gojë.
- Mirë, atëherë mos lër pyetje, se s’të ndihmoj dot, - i tha Flamuri.
- As pyetjet s’i ndaloj dot, por s’po jap përgjigjet, se kush e dëgjon atë pastaj. Më është qepur nga pas, nuk hap dot gojën.
- Kur i mbaron mandati këtij?
- Ou, më 2011, ka kohë.
- Po dreqin, njësoj sa Bamiri, s’ke ç’i bën, do t’i durojmë.