QSUT; Tenderat, abuzime nga ish-administrata
Të gjithë tenderat e zhvilluara deri më tani në QSUT do të rishikohen. Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Gjeorgjina Kuli, ka konfirmuar për nisjen e kontrolleve të tenderave nga ana e auditit qeveritar.
Tenderat
Pak ditë më parë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministrja Anila Godo pohoi se ekziston një stok medikamentesh në vlerën 26 milionë euro. Sipas Godos, stoku i krijuar ka ardhur si shkak i proceseve të tenderimit. Duke kritikuar paraardhësit e saj, ministrja e Shëndetësisë, Godo, ka hedhur akuza mbi korrupsionin e tenderave. Për këtë drejtoresha e QSUT-së njëkohësisht edhe ish-kolege e Godos ka deklaruar dje për një sasi medikamentesh të mbetura stok, të cilat sipas saj janë në një sasi të konsiderueshme.
Javën e ardhshme do të nisë kontrolli qeveritar në Qendrën Spitalore Universitare për sa u përket tenderave dhe abuzimeve që mund të jenë kryer me to, kur në krye të kësaj administrate ishte Mati Pepa.
Kuli ka konfirmuar se pas bllokimit të disa operacioneve në pavijone të ndryshme të kësaj qendre, si pasojë e mungesës së medikamenteve kanë nisur tashmë ndërhyrjet kirurgjikale në QSUT. ”Kanë rinisur të gjitha operacionet në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza dhe po zhvillohen normalisht, pasi është zgjidhur problemi për emergjencat”, -u shpreh Gjerogjina Kuli, drejtoreshë e QSUT-së.
Pasi është bërë furnizimi për rifillimin e operacioneve, bëhet me dije se do të nisë furnizimi normal në javët në vazhdim sepse tenderat janë zhvilluar, janë firmosur kontratat me shumë firma farmaceutike. “Kemi informacione të vazhdueshme për sasi të vogla, të pakonsiderueshme për t’u bërë problem publik i medikamenteve që dalin jashtë përdorimit. Megjithatë, kur t’i nënshtrohen kontrollit, inventarizimeve dhe një studimi profesional të auditimit, atëherë mund të japim të dhëna të sakta", - tha Kuli.
Administrata
Kontrolle të tjera do të shtrihen edhe në administratën e spitalit. Nga ministrja si dhe nga drejtoresha e spitalit administrata është deklaruar i fryrë. Në këtë pikë i lihet hapësirë mundësisë për pushim nga puna një pjesë të tyre.
Drejtoresha e QSUT u shpreh se do të ketë dhe një riorganizim të strukturës në këtë qendër, pasi sipas saj janë konstatuar mjaft probleme.
Auditimi do të kontrollojë edhe këto struktura. "Jemi befasuar me disa gjëra të cilat kanë të bëjnë me mbistrukturën, pra ngarkesën në strukturë të personelit, anomali në procedurat e prokurimit të tenderave", - vijoi ajo. Ky kontroll vjen pas një kërkese të drejtores Gjeorgjina Kuli dhe Ministrisë së Shëndetësisë, pasi janë vënë re abuzime, duke nisur që nga fryrja e punonjësve të administratës e deri tek procedurat e tenderave.
ISKSH
Akordohet 10 për qind më shumë buxhet se vjet
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor zhvilloi dje mbledhjen e radhës ku si pikë e parë e rendit të ditës u zgjodh kryetari i ri i Këshillit Administrativ. Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, u zgjodh me unanimitet në krye të Bordit Drejtues të ISKSH-së, në vend të ish-ministrit të Shëndetësisë.
Duke i uruar mirëseardhjen, drejtoresha e ISKSH-së, znj. Elvana Hana, u shpreh se pret mbështetjen maksimale nga znj. Godo për implementimin e reformave në shërbimin shëndetësor. Këshilli Administrativ miratoi projekt-buxhetin për vitin 2009, i cili është parashikuar të jetë 12.310 milionë lekë, ose rreth 10% më shumë se viti 2008. Por drejtoresha e ISKSH-së u shpreh se do të kërkohet më shumë fonde nëse do të merret parasysh propozimi për listën e dytë të propozuar nga ISKSH.
“Buxheti do të ndryshojë natyrisht në rast se do të zgjerohet skema por jemi ende në diskutime lidhur me këtë çështje. Unë kam ngritur një grup pune me ekspertë të cilët do të japin në fund të shtatorit opsionet për zgjerimin e skemës, të cilat do të bashkëshoqërohen edhe me kostot përkatëse”, - u shpreh znj. Hana.
Ministrja e Shëndetësisë znj. Godo tha se e ka mjaft përzemërt zgjerimin e skemës dhe po shikohet mundësia nëse do të përfshijmë fillimisht disa spitale rajonale apo të bëjmë shtrirjen totale të skemës në të gjithë vendin.