Regjistrimi i studentëve, fluks, radhë dhe pritje në dyert e universiteteve
Fluks dhe pritje në dyert e sekretarive mësimore të departamenteve përkatëse përmbante dita e parë e regjistrimit paraprak të studentëve në universitete. Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, regjistrimi nisi prej orës 8, ku përpara universitetit ishin rreshtuar dhjetëra fitues, e deri në fund të orarit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit. I njëjti fenomen, edhe në shkollat e tjera të larta të vendit, ku fituesit e Maturës Shtetërore nuk e kanë lënë për çastin e fundit regjistrimin e tyre.
Regjistrimi
“Kam që në orën 8 e 30 dhe tani arrita të regjistrohem”, – tha për “standard” Brunilda Laze, rreth orës 11 të ditës së djeshme. Procedurat, ndonëse të thjeshtuara në krahasim me një vit më parë, nuk arritën të parandalojnë fluksin e madh të kandidatëve për studentë që u paraqitën që në ditën e dytë për të dorëzuar dokumentet dhe mandatin e arkëtimit në mënyrë që të kryejnë regjistrimin paraprak.
Në ndryshim nga viti i kaluar, kur shumica e fituesve të maturës e kishin lënë për në çastin e fundit procedurën e regjistrimit, vetëm dje janë përfshirë në regjistrat e universiteteve emrat e më shumë se 10 për qind të fituesve totalë. Sipas administratës së Universitetit të Tiranës, fluksi, ndonëse i madh, do të përballohet nga stafi i këtij institucioni.
Regjistrimi përfundimtar
Por kjo është vetëm faza e parë e regjistrimeve, ose siç quhet zyrtarisht, regjistrimi paraprak. Kjo, pasi listat përfundimtare e kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike do t’u dorëzohen universiteteve dhe akademive në datën 25 shtator 2008 nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, sipas udhëzimit përkatës të ministrit Beja. Po atë ditë, këto institucione duhet të afishojnë listat në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse, ndërkohë që listat do të botohen edhe në gazetën “standard”.
“Kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht dhe do të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatët, të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen”, – përcakton udhëzimi.
Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 26 shtator deri në 3 tetor, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një tjetër program studimi, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i. Kandidatëve që çregjistrohen do t’u kthehet dosja individuale, me dokumentet si më sipër.