E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: KLSH-ja, kallëzim penal për 130 zyrtarë të administratës shtetërore

Kanë mjaftuar vetëm 9 muaj kontrolle nga inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit për të zbuluar se me qindra zyrtarë të administratës shtetërore kanë abuzuar me fondet publike. Madje, shumë syresh kanë shkuar për ndjekje penale në prokurori. Denoncimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kreu i KLSH-së, Robert Çeku, bëri me dije dje se vetëm në 9 muaj është bërë kallëzim penal për 130 zyrtarë të administratës.

Çeku tha dje se rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë minimale dhe zyrtarët e administratës shtetërore rëndom shkelin ligjet dhe abuzojnë me fondet buxhetore.

Këto deklarime u bënë dje, pas ceremonisë së përfundimit të projektit të binjakëzimit, CARDS 2004.

Janë të shumtë zyrtarët e korruptuar që punojnë në administratën shtetërore. Ata abuzojnë me fondet publike, për të cilat të gjithë ne qytetarët shqiptarë paguajmë taksat çdo ditë. Që zyrtarët janë të korruptuar dhe ky vazhdon të mbetet një shqetësim për vendin, kjo është pranuar dje nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku. Kreu i KLSH-së tha dje se rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë minimale dhe zyrtarët e administratës shtetërore rëndom shkelin ligjet dhe abuzojnë me fondet buxhetore. Kryetari i KLSH-së, Robert Çeku, pranoi dje për median se vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti institucioni që ai drejton ka bërë kallëzim penal për rreth 130 zyrtarë të administratës shtetërore. Këtë deklarim Çeku e bëri dje pas përfundimit të një aktiviteti mbi prezantimin e projektit të binjakëzimit, CARDS 2004. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit është shprehur se zyrtarë që abuzojnë me fondet publike ka shumë, por gjithsesi, numri i tyre ka ardhur duke u ulur në krahasim me periudhat e viteve të kaluara. “Rastet e abuzimeve me fondet e shtetit kanë ardhur duke u pakësuar, “jo me hapa të mëdha” me kalimin e viteve. Gjithsesi ka zyrtarë të administratës të cilët nuk zbatojnë ligjin, paguhen për të bërë punën sipas ligjit, por kanë mendje tjetër”, - u shpreh Çeku. Ai bëri me dije se nga inspektimi i KLSH-së konstatohet se abuzimet kryesisht kanë të bëjnë me fondet për infrastrukturën rrugore. Zoti Ceku ka vlerësuar se më e korruptuara është administrata që merret me prokurimet e infrastrukturës, ku dhe janë të përqendruara pjesa më e madhe e investimeve buxhetore. Kryetari i KLSH-së, Çeku, ka nënvizuar se nivelet e korrupsionit në administratë nuk kanë ndryshuar aspak dhe një sërë ligjesh vijojnë të shkelen. Çeku tha se rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë minimale dhe abuzimet me fondet buxhetore janë të konsiderueshme. Kreu i KLSH-së, Robert Çeku, ka akuzuar disa segmente të administratës se nuk zbatojnë ligjet në lidhje me përdorimin e fondeve publike.

KLSH-ja mbyll projektin CARDS 2004

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në bashkëpunim me partnerët strategjikë të tij, NAO e Britanisë së Madhe dhe Gjykatës së Auditimit të Holandës, kanë përfunduar projektin e binjakëzimit CARDS 2004. Dje, gjatë një konference për shtyp, të mbajtur pranë mjediseve të hotel “Rogner”, kryetari i KLSH-së, Robert Çeku, u shpreh se “ falë këtij partneriteti ne kemi tashmë një institucion që kombinon praktikën shqiptare me standardet më të mira evropiane". “Por, - tha ai, - çdo vend ka specifikat e veta dhe nuk mund të flitet për një kopjim mekanik të praktikave, por për të thithur standardet që janë të aplikueshme në Shqipëri”. Në vijim të deklaratës së tij, kreu i KLSH-së pohoi: “Kemi pasur një frymë të dukshme bashkëpunimi dhe shkëmbim eksperiencash mes NAO-s dhe Gjykatës së Auditimit të Holandës, po ata që përfitojnë më shumë jemi ne”. Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian (BE), me një fond prej 1 milion eurosh dhe ka si synim asistimin e KLSH-së në përshpejtimin e proceseve të veta të ndryshimit, rritjen e kapaciteteve menaxhuese në zbatimin e kontrolleve, rregullshmërisë dhe vlerësueshmërisë drejt integrimit të tij në BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›