Porto Romano kthehet në port për përpunimin e qymyreve
Gjigandi italian, ENEL, pas një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare, do të nisë në javën e ardhshme punimet për TEC-in gjigand të Porto Romanos. Fillimisht, është rënë dakord në parim që atë ta ndërtojë koncesionari i përpunimit të karburanteve dhe të gazit të lëngshëm “Romano Port”, por tashmë ai u është dhënë italianëve. Këta të fundit do të nisin ndërtimin e një porti në Porto Romano për përpunimin e anijeve të qymyrit në funksion të TEC-it që do të ndërtohet në këtë zonë.
Investimi 140 milionë euro
Një marrëveshje me ENEL-in italian i ka dhënë këtij të fundit të drejtën për ta ndërtuar ai këtë vepër energjitike. Vlera e TEC-it është 140 milionë euro dhe do të mbulohet një pjesë e mirë nga ENEL-i dhe pjesa tjetër nga qeveria shqiptare. Në funksion të kësaj vepre është parashikuar edhe ndërtimi i një porti për përpunimin e qymyreve të cilat do t’i shërbejnë mbajtjes në punë të TEC-it për shkak të leverdisë së tyre financiare si dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë të cilët do të kenë nevojë për këtë lëndë energjitike. Kalata e këtij porti do të jetë e gjatë mbi 1 km dhe është parashikuar e pajisur me dallgëthyes në mënyrë që të mundësojë përpunimin e anijeve në kohë me det të trazuar. Ndërtimi i tij do të mundësojë largimin e qymyreve nga porti detar, i cili do të ketë si objekt kryesor të punës përpunimin e kontejnerëve. Ndërtimi i portit të përpunimit të anijeve që transportojnë qymyre do të ndërtohet rreth 500 m më larg portit të anijeve me karburant, si dhe atyre me gaz të lëngshëm, i cili ka mbërritur në 50 për qind të projektit. Ndërkohë “Romano Port” ka përfunduar ndërtimin e kalatës së përpunimit të anijeve të gazit të lëngshëm dhe në fund të shtatorit do të nisë nga puna për përpunimin e anijeve të gazit të lëngshëm. Burime nga ky koncesionar thanë se “ka nisur puna për realizimin e fazës së dytë të projektit, i cili përfshin ndërtimin e një kalate të dytë 1300 metra të gjatë me dallgëthyes që formon një port në formë patkoi me kalatën e përfunduar. Territori në mes dy kalatave do të mbushet me beton, duke krijuar një port me kapacitet të madh përpunues.
Vlera e kalatës me dallgëthyes kap vlerën e 43 milionë eurove dhe ato janë siguruar nga bankat të cilat operojnë në vendin tonë. Në funksion të kësaj vepre detare është ndërtuar edhe godina e doganës, e cila do të nisë nga puna që ditën kur në port do të ankorohet anija e parë më gaz të lëngshëm. Në brezin e dytë janë ngritur depozitat gjigande të gazit dhe të naftës po në Porto Romano.
Shkodër
Godinë e re për studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”
Studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në qytetin e Shkodrës këtë vit akademik do të kenë në dispozicion edhe një godinë tjetër, rindërtimi i së cilës pritet të përfundojë brenda datës 1 tetor. Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof. dr. Artan Haxhi, tha dje se "me vendim të qeverisë shqiptare ish-godina e spitalit civil të qytetit i ka kaluar në pronësi Universitetit të Shkodrës, ndërkohë që për përshtatjen e saj në funksion të studentëve të infermierisë, qeveria akordoi shumën prej 400 milionë lekë". Sipas tij, të gjitha hapësirat e godinës i janë nënshtruar një rindërtimi të plotë, duke e shndërruar atë në një mjedis bashkëkohor, që do të shërbejë kryesisht për studentët e infermierisë, të cilët krahas teorisë, do të kenë edhe mundësinë të jenë në praktikën profesionale në Spitalin Rajonal, që gjendet krejt pranë. Ndërkohë që krahas kësaj dege, hapësirat e shumta që ofron kjo godinë i kanë dhënë mundësi rektoratit të vendosin në këtë godinë edhe ato të shkencave të natyrës, si dhe të masterit për mësues të nivelit të parë. Me fondet e dhëna nga qeveria shqiptare është ndërhyrë edhe në mjedisin e jashtëm, duke ofruar një lulishte me përmasa të konsiderueshme të shoqëruar me pemë të shumta dekorative, që do t’u shërbejë studentëve për të kaluar kohën e lirë në mes orëve të mësimit.