QSUT, "bllokohen" autoambulancat e urgjencës, mungon karburanti
Autoambulancat e repartit të urgjencës, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, dalin "të papuna". Kjo, jo për shkak të ndonjë defekti të rëndë që mund të kenë pësuar këto mjete duke transportuar të sëmurë. Një arsye më madhore se sa kjo ka ndaluar punën për t‘ju ardhur në ndihmë qytetarëve, që kanë nevojë për këtë lloj transporti urgjent, drejt shërbimit spitalor në QSUT. Është pikërisht mungesa e karburantit për këto autoambulanca. Ndaj dhe qytetarët, të cilëve mund t‘u ndodhi ndonjë infarkt, apo gjendje të tjera të rënda shëndetësore, duhet të prenotojnë makina private për të mbërritur në spital, pasi as këtë shteti nuk ua garanton dot. Ai që ndryshe quhet "ari i zi" dhe që ka futur në sherr qeveri e ka shkaktuar luftëra, duket se këtë herë ka dhënë pasojat e tij edhe në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, që çdo ditë lëngon nga hallet e veta, të vogla e të mëdha. Ndryshe nga sa mund të mendohet, si rrallëherë, këtë herë, nuk është faji i bluzave të bardha, që mungon nafta e zezë për funksionimin e autoambulancave.
Në drejtorinë e kësaj qendre përgjigjja është standarde, si për të gjitha mungesat e tjera në QSUT, lista e të cilave është e gjatë. "Nuk janë zhvilluar tenderat dhe nuk mund të operojmë më gjatë me blerje të vogla". Kjo përgjigje përcjell madje edhe vetë ata që drejtojnë repartin e urgjencës në QSUT. Mungesa e realizimit të tenderave për blerjen e karburantit, aq të domosdoshëm për lëvizjen e autoambulancave në ndihmë të pacientëve më në nevojë, ka pezulluar që prej dy ditësh këtë shërbim. Një zgjidhje emergjente e sajuar vetëm për pak kohë ishte ajo e blerjes së karburantit me shifra monetare jo shumë të mëdha, të cilat lejohen me ligj. Por kapërcimi i këtyre shifrave do të përkthehej ndryshe shkelje ligjore nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndaj dhe askush nuk guxon që "të fusë duart" në paratë e buxhetit për të blerë karburant për nevojat urgjente që ka ky sektor, jetik për shumë njerëz që banojnë në kryeqytet.
Nga ana tjetër, mësohet se përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, procesi i tenderimit do të përqendrohet vetëm në një dorë, në atë të Ministrisë së Brendshme, të paktën për kancelaritë apo karburantet që u duhen vënë në dispozicion ministrive. Një strukturë e veçantë e ngritur pranë Ministrisë së Brendshme vetëm pak muaj më parë, duhet ta kryejë këtë proces, përmes të cilit mund të garantohet karburanti për autoambulancat e spitalit më të madh në vend. Tentativa e dëshpëruar e drejtuesve të urgjencës në QSUT ka shkuar deri aty sa të marrin borxh tollona karburanti nga institucione të tjera, të cilat natyrisht do t‘u rimbursohen me të njëjtat vlera karburanti sapo të përfitojnë nga përmbyllja e tenderit për ta. Por, deri atëherë pacientëve u duhet të presin me durim se dikur shteti do të tregohet aq i shkathët sa gjithçka ta kryejë në kohë dhe me cilësi. E përveçse për karburant, për autoambulancat pacientët do të duhet të presin edhe për mbylljen e tenderit të reagjentëve, që të bëhen analizat në QSUT. Atyre do t‘u duhet të durojnë derisa të mbarojë edhe tenderi tjetër për blerjen e ilaçeve, në mënyrë që kur të shtrohen në spitalet e QSUT-së të mos dalin jashtë territorit të saj në farmacitë private për të blerë medikamentet e kontrolluara, që duhet t‘i marrin në çdo pavijon.