Taksa e rrafshët, individët zbrazin xhepat
Buxhetorët, por dhe të punësuarit në sektorin privat, janë padyshim të parët, që kanë ndier efektet e reformave fiskale të ndërmarra nga qeveria gjatë vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se ata në 4 muajt e parë të vitit kanë paguar 28 milionë euro taksa më shumë nga pagat e tyre, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare që raportoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për 4 muajt e parë të këtij viti, shteti u ka marrë individëve 6.48 miliardë lekë nga 3 miliardë që u kishte marrë për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fiksimi në 10% i tatimit mbi të ardhurat personale për të gjitha kategoritë e punonjësve si pasojë e taksës së rrafshët po shndërrohet tashmë në një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave për qeverinë duke arritur gati dhe të ardhurat që sjell tatimi mbi fitimin, i cili paguhet nga bizneset. Për katër muajt e parë të vitit, tatimet kanë siguruar nga të ardhurat e tatimit mbi fitimin 7.2 miliardë lekë ose vetëm 800 milionë lekë më shumë se të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat. Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë mbledhur 7.1 miliardë lekë nga tatimi mbi fitimin dhe vetëm 3 miliardë lekë nga tatimi mbi të ardhurat personale.
Taksat
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vetëm gjatë vitit të kaluar, të punësuarit në sektorin publik kanë paguar rreth 2.5 miliardë lekë në vit tatim mbi të ardhurat, ndërsa të punësuarit e sektorit privat rreth 1.76 miliardë lekë tatim mbi të ardhurat. Për tre muajt e parë të vitit 2008, si buxhetorët ashtu dhe privatët kanë paguar më shumë taksa nga sa kishin paguar për gjithë vitin e kaluar. Kjo në kushtet, kur sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i të punësuarve gjatë këtij viti është rritur vetëm me 2000 veta.
Kontributet
Por fatura e rënduar e individëve nuk ka mbaruar vetëm me tatimin mbi të ardhurat. Për katër muajt e parë të vitit, ata janë detyruar të paguajnë edhe më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore. Në total, kontributet për 4-mujorin e parë të vitit janë rritur me gati 37 për qind ose me 3 miliardë lekë. Por kjo është një taksë që paguhet, jo vetëm nga individët, por edhe nga bizneset. Megjithatë, në bazë të normës së saj del se 1 miliard lekë nga shtesa prej 3 miliardësh kanë ardhur nga individët. Qeveria e shoqëroi futjen e taksës së sheshtë me një sërë aktesh të tjera nënligjore dhe udhëzime, të cilët përcaktonin paga referencë për çdo sektor të ekonomisë.
Grafik
Taksat qw kanw paguar shqiptarwt nga rroga
4 mujori 2007 3 miliardw
4 mujrori 2008 6.48 miliardw
Sigurimet e paguara
14.5 miliardw lekw
11.7 miliardw lekw