Tregtia, ushqimet thellojnë deficitin
Muajt e parë të vitit kanë konfirmuar tendencën, tashmë shqetësuese të rritjes galopante të importeve, së cilës ekonomia shqiptare nuk po mund t‘i përgjigjet me rritje të eksporteve. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për tre muajt e parë të vitit, Shqipëria ka importuar nga jashtë, 780 milionë euro mallra dhe ka mundur të eksportojë vetëm, 207.2 milionë euro. Vetëm në periudhën janar-mars, deficiti tregtar arrin në më shumë se 550 milionë euro. Rritja më e madhe ka ardhur kryesisht nga ushqimet, kjo edhe për shkak të rritjes së fortë të çmimeve që kanë shënuar këto produkte në tregjet botërore. Për tremujorin e parë të vitit të kaluar Shqipëria importoi nga jashtë rreth 109 milionë euro produkte ushqimore, ndërsa për tre muajt e parë të këtij viti ka importuar gati 150 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e importeve të ushqimeve është 41 milionë euro. Ngushëllimi është se grupi i dytë i produkteve që kanë rritur sasinë e importit, janë makineritë dhe pajisjet, të cilat premtojnë për rinovim teknologjie të ekonomisë, por edhe për investime private në rritje.
Eksportet
Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë në tregjet ndërkombëtare, duke mos qenë e aftë të konkurrojë dot as me vendet e rajonit që kanë një ekonomi të ngjashme si kjo e jona. Të dhënat e tregtisë me jashtë kanë nxjerrë sërish në pah dobësinë e bizneseve shqiptare për të shitur në tregjet e huaja. Eksportet, pavarësisht rritjes që pësuan gjatë vitit të kaluar, mbeten ndër më të ulëtat në rajon. Sipas Qendrës Shqiptare për Tregti me Jashtë, gjatë vitit 2007, eksportet shqiptare vlerësohen në rreth 900 milionë dollarë me një rritje prej gati 26 për qind, krahasuar me një vit më parë. Por pavarësisht kësaj, kjo shifër është 3 herë më e vogël nga eksportet e Maqedonisë dhe gati 4.5 herë më e vogël nga ato të Bosnjë-Hercegovinës, të cilat janë dy ekonomi të krahasueshme me ekonominë tonë. Shqipëria ka mundur të lërë prapa sa u takon eksporteve vetëm Malin e Zi, i cili gjatë vitit të kaluar eksportoi vetëm 700 milionë dollarë produkte në tregjet ndërkombëtare.
Importi i ushqimeve
3 mujori 2007 150 milionw euro
3 mujori 2008 141 milionw euro