E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realizohet për herë të parë transplanti i veshkave në QSUT

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, të asistuar nga mjekë italianë, do të realizojnë nesër për herë të parë transplantin e veshkës. Pacientja, e cila do t'i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale të transplantit të veshkave është një vajzë 20 vjeçare, ku dhuruese është nëna e saj. Ekipi i mjekëve shqiptarë, i përbërë prej 6 neurologë, 3 imunologë dhe 5 nefrologë, asistohet nga 3 mjekë italianë të klinikës së Barit (Itali). Transplanti i veshkave, si çdo operacion tjetër në QSUT, ofrohet falas për qytetarët. Këto ndërhyrje kirurgjikale realizohen në kuadër të Programit INTERREG III, financuar nga Komuniteti Europian.Sipas mjekëve urologë, kanceri i veshkës po njeh rritje të dukshme gjatë viteve të fundit. Në Klinikën e Urologjisë pranë QSUT-së kryhen rreth 50 operacione në ditë, ku grup-mosha më e prekur është 40-60 vjeç, por nuk mungojnë dhe grupmoshat më të reja. Sipas mjekëve urologë, faktori gjenetik ka rolin e tij në kancerin e veshkave, por ka dhe faktorë të tjerë determinues.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›