QSUT, të sëmurët me zemër te privati për analizat
Përcillen në dyert e klinikave private. Në spitalin “Nënë Tereza”, nuk mund të ekzaminohen.
ZIRINA LLAMBRO
Por ndërsa rëndom fajin e kanë defektet e aparaturave, kësaj here nuk është tamam kështu. Spitali është katandisur si mos më keq. Dhjetëra të sëmurë me zemër duhet të paguajnë qimet e kokës për të kryer Koronarografinë. Kjo analizë është e nevojshme për të evidentuar disa prej problemeve më të rënda në zemër. Pa pasur në duar rezultatet e saj, mjekët nuk mund të japin asnjë diagnozë të saktë. Kjo qoftë për rastet që kanë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, qoftë për ata që duan trajtim. Aparatura e Koronarografisë nuk është e prishur, vetëm se i është mbaruar lënda e kontrastit. Pa të analiza nuk mund të lexohet. Kjo lëndë nuk kushton më shumë se 2 mijë lekë për çdo ekzaminim. Pra me një fond që nuk ia vret aspak financat, Drejtoria e spitalit mund të blejë sasinë e nevojshme për të mbuluar nevojat. Por ka më shumë se 1 muaj që nuk është bërë asgjë për të ndryshuar situatën. Pa pasur zgjidhje tjetër të sëmurët drejtohen në ato pak klinika, që mund të kryejnë ekzaminimin. Gjithçka kundrejt tarifave të papërballueshme që arrijnë deri në 500 euro. Nga Drejtoria e spitalit nuk ka asnjë përgjigje se si do t’i vejë filli pacientëve, që nuk kanë mundësi të paguajnë kaq shumë për këtë analizë. Në spitalin “Nënë Tereza” prishja e aparaturave diagnostikuese është kthyer në një situatë normale. Çdo muaj do të dalë jashtë funksionit ndonjëra prej tyre. Kjo për faktin se janë mjaft të amortizuara. Por sakaq, problemet me aparaturat janë shkaktuar edhe si pasojë e mungesës së kontratave të mirëmbajtjes. Premtimi i parë nga drejtuesit dhe ish-drejtuesit e QSU ka qenë pikërisht lidhja e tyre. Në dukje, dytësor si problem, por me një rëndësi jetike për të gjithë pacientët, të cilët duhet të presin me javë e muaj për analizat, pas çdo defekti të aparaturave diagnostikuese. Disa muaj më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se pengesat ligjore që çonin në vonesën e lidhjes së kontratave të mirëmbajtjes janë kapërcyer. Ky dikaster do të kalonte në sitë të gjitha pajisjet e shtrenjta, të cilat kërkojnë një prokurim të drejtpërdrejtë për mirëmbajtjen e tyre. “Një gjë e tillë do bëhet pasi këto prodhime janë të tilla që, nëse i prodhon një kompani, asnjë kompani tjetër nuk mund të kryejë mirëmbajtjen e tyre. Ministria po bën të mundur që të lidhen kontrata sa më të suksesshme dhe jo thjesht formale, apo abuzive”, deklaruan drejtues të ministrisë asokohe. Por burime nga ky dikaster bëjnë me dije, se asnjë hap më tej nuk është hedhur.
Rinisin operacionet e planifikuara
Fillojnë operacionet e planifikuara në QSUT. Pas më shumë se 4 muaj ndërprerje për shkak të mungesës totale të ilaçeve sallat kirurgjikale kanë nisur aktivitetin me kapacitet të plotë. “Të gjitha sallat janë në gjendje pune. Kanë mbërritur ilaçet dhe narkoza nga rrethet e tjera”, sqaroi zyrtarisht Drejtoria e spitalit. Sipas drejtuesve, kanë nisur të vijnë edhe furnizimet e barnave, që janë tenderuar disa kohë më parë. Operacionet e planifikuara duhet të rinisnin që në fillim të shtatorit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Mjekët deklaruan hapur se e kishin të pamundur të fusnin pacientët në sallë. Mungonin jo vetëm antibiotikët e medikamente të tjera, por edhe anestezia, pa të cilën nuk mund të kryhet asnjë ndërhyrje.