E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet rrisin prurjet në Fierzë, bie konsumi

 

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin kanë përmirësuar siutatën hidrike në hidrocentralin e Fierzës. Sipas të dhënave më të fundit nga hidrocentrali i Fierzës, prurjet e ujit në kaskadën e Drinit kanë shënuar kuotën e 330 metrave kub/sek. Për pasojë niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 277 metra mbi nivelin e detit. E njëjta situatë paraqitet edhe në hidrocentralet e tjerë, ku në Koman niveli i ujit është 173 metra, ndërsa në Vaun e Dejës mbi 74 metra. Përballë një situate të tillë, KESH ka rritur prodhimin vendas të energjisë më 8.3 milionë kwh. Aktualisht konsumi ditor i energjisë është 13.6 milionë kwh dhe diferenca e krijuar plotësohet nga importi. Ndërkohë KESH e ka siguruar importin e energjisë deri në fund të muajit dhjetor. Këtë vit furnizimi me energji ka qenë goxha më i mirë se ai i vitit të kaluar, ku vendi kaloi dy kriza energjetike brenda një harku kohor prej 12 muajsh. Por sezoni i dimrit është drejt ardhjes dhe gjatë kësaj periudhe kërkesa për energji rritet ndjeshëm. Por sipas zyrtarëve të lartë, këtë vit nuk janë parashikuar që të ketë kufizime drastike të energjisë. Kjo dhe për faktin se këtë vit situata hidrike në vend ka qenë në nivele më të mira se vitet e kaluara. Në Shqipëri gati 90 për qind e energjisë prodhohet nga hidrocentralet dhe kjo e rrit ndjeshëm varësinë nga reshjet për furnizimin normal me energji të konsumatorëve. Aktualisht Operatori i Sistemit të Prodhimit të Energjisë ka hyrë në proces privatizimi. Ku proces është parashikuar që të mbyllet brenda këtij viti. Me privatizimin e OSSH-së pritet që t’i jepet fund një herë e mirë problemit të mosfaturimit të energjisë së konsumuar si dhe pritet të përmirësohet ndjeshëm furnizimi me energji për konsumatorët.

Situtata energjetike

8.3 milionë kwh prodhimi
5.3 milionë kwh importi
13.6 milionë kwh konsumi
277 metra niveli i ujit në Fierzë
330 metër kub në sekondë prurjet e ujit
173 metra niveli i ujit në Komani
74.11 metra niveli i ujit në Vaut e Dejës

Furtunë shkarkimesh në KESH
Furtunë shkarkimesh në KESH. Për një analizë të detajuar pune për Drejtorinë e Kukësit dhe të Hasit, ka rezultuar se këto dy drejtori kanë patur rezultate shumë të ulëta. Vetë kreu i OSSH-së, Sait Dollapi, i ka komunikuar shkarkimin nga detyra të drejtorit Mursel Sallahu dhe në vend të tij është emëruar Hajdin Elezi. Sipas kreut të OSSH-së, shkak për shkarkimin nga detyra të Sallahut janë rezultatet e ulëta në punë. Përveç tij nga detyra janë larguar edhe disa specialistë. Ndërkohë Dollapi ka deklaruar se nuk do të lejohet më vjedhja e energjisë elektrike nga konsumatorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›