Qafë-Botë, kapet dibrania 3 muaj e kërkuar
Tentativa për të kaluar në mënyrë klandestine pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës ka bërë që një 19-vjeçare, e denoncuar si e zhdukur dhe e kërkuar nga familja, të bjerë në duart e policisë.
Landiona Pasçiu nga Dibra, në shoqërinë edhe të një vajze tjetër, është kapur nga uniformat blu, ndërkohë që po tentonin të kalonin kufirin shqiptaro-grek në afërsi të Qafë-Botës.
Kjo është mundësuar pas një operacioni të përbashkët mes policisë kufitare të Sarandës dhe Delta Forcës të kufirit të Vlorës. Gjatë kërkimit të identitetit të vajzave, uniformat blu kanë konstatuar se njëra prej tyre, Landiona Pasçiu, ishte personi që kërkohej nga familjarët që prej muajit korrik të këtij viti. Lidhur me arsyen e largimit nga familja, 19-vjeçarja ka deklaruar se "nuk mund të jetonte dot më në kushtet që i ofroheshin. Ndërkohë që prej policisë nuk përjashtohen mundësitë e kthimit të saj në kontingjent për trafikim të qenieve njerëzore. Vajza është transportuar dhe akomoduar në qendrën sociale "Vatra" në qytetin e Vlorës.
Tho.Ni.