E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qafë-Gjashta”, dëshmitarët tregojnë për ngjarjen

26/03/2009  TIRANË- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë procesit gjyqësor kundër të pandehurve të akuzuar për krimin e kryer në Qafë-Gjashtë, Sarandë ku si pasojë e një përleshje mbeti i vrarë polici Gjergj Mehmeti, dje u dhanë disa dëshmi. Për këtë ngjarje pas më shumë se dhjetë vitesh Prokuroria hapi hetimet dhe solli në gjykatë disa të pandehur. Ndërsa kanë shërbyer si indicie disa dëshmi të dhëna nga vet të pandehurit. Kështu Vladimir Këndezi është një prej personave që ka shpjeguar me hollësi ngjarjen dhe ka treguar emra konkretë të atyre personave që qëlluan kundër makinës së policisë dhe më pas e dogjën trupin e policit Gjergj Mehmeti. Rrethana të ngjarjes së ndodhur në Qafë-Gjashtë, 12 vjet më parë janë treguar dje nga tre dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dy banorë të Sarandës, si dhe shefi i Antiterrorit Vlorë kanë treguar detaje, të lidhjes së policit e Eduart Aliajt, si dhe zbulimi i autorëve të krimit.

Dëshmitë për masakrën

“Mora vesh që kanë ardhur forca speciale. Kam shkuar së bashku me dy shokët e mi në Qafë-Gjashtë dhe pashë një person të lidhur në pemë, i cili ishte keqtrajtuar”, ka deklaruar dje para gjykatës dëshmitari Asllan Brinja. Sipas tij, në Qafë-Gjashtë kishte shumë persona, të cilët ishin të gjithë të armatosur. Madje edhe ai vetë kishte marrë një armë aty. Më tej dëshmitari Keno Ahmeti ka treguar se “ditën e ngjarjes kam qenë në banesën time, kur një makinë me megafon thërriste se në Qafë-Gjashtë po bëhej një miting. Gruaja më ka thënë që të shkoja atje, pasi do të iknin fëmijët. Kur kam shkuar në Qafë-Gjashtë kam parë një person të lidhur në pemë, si dhe një makinë të djegur me një kufomë brenda saj”. Sipas dëshmitarit, ai kishte marrë dijeni më vonë se personi i djegur ishte Gjergj Mehmeti. “Tek turma njoha Xhevat Koçinë, i cili po fliste për të mbajtur rregullin. Dëshmitari i fundit, i cili ka dhënë shpjegime para trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësi, Fran Prendi ishte Edmond Kule, me detyrë shefi i Antiterrorit, Vlorë. “Kam qenë i pranishëm kur është pyetur Vladimir Këndezi. Marrjen në pyetje e ka bërë vartësi im Myzafer Elezi. Këndezi ka inkriminuar veten. Ne i kemi vënë në dijeni të drejtat e tij ligjore”, ka treguar Kule. Dëshmitarët kanë treguar dje se nuk kanë parë asnjë nga të pandehurit në Qafë-Gjashtë, pasi aty kishte shumë njerëz.

Të pandehurit

Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon për ngjarjen e 4 marsit të vitit 1997, 10 të pandehur. Ata janë Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Çipa, Edmond Sejko, Mikel (Flamur ose Vladimir) Këndezi, Arben Këndezi, Agron Qurku, Aleksandër Bala dhe Ristan Lapa. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” të shtetasit Gjergj Mehmeti, si dhe të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit dhe “armëmbajtje pa leje”.

Polici mes flakëve

“Unë atë ditë kam marrë vesh se në Qafë-Gjashtë po bëhej luftë e madhe. Si gjithë të tjerët u bëra kureshtar dhe shkova në vend. Kur arrita atje pash një makinë të djegur dhe një person të lidhur pas një peme. Nuk mbaj mend të kem parë personat që janë të pandehur, pasi grumbulli i njerëzve ka qenë tepër i madh. Më pas mora vesh se personi që ishte i vrarë ishte Gjergj Mehmeti dhe ishte polic. Atë ditë aty mora dhe një armë”,- ka deklaruar dje para gjykatës dëshmitari Asllan Brinja. Sipas tij, në Qafë-Gjashtë kishte shumë persona, të cilët ishin të gjithë të armatosur.

Kule, Këndesi ka inkriminuar shokët

Ka qenë inspektor i Antiterrorit në Vlorë në kohën kur ndodhi ngjarja e rënda në Qafë-Gjashtë në vitin 1997. Ka marrë në pyetje nja nga personat e penduar dhe që ka treguar rreth ngjarjes. Dje Edmond Kule i tregoi gjykatës se gjatë marrjes në pyetje Vladimir Këndezi ka inkriminuar shokët e tij. Ai ka treguar se nuk është përdorur në asnjë moment dhunë ndaj personit që është marr në pyetje, por gjithçka ka qenë në bazë të dëshirës së tij. Kule gjithashtu deklaroi se në momentin e pyetjes, Këndezi është treguar i gatshëm të tregoi hollësira dhe menjëherë i janë njoftuar të drejtat e tij përpara ligjit”.

Makina e djegur e kufoma

Keno Ahmeti është dëshmitari i tretë që u pyet dje para gjykatës ka dhënë shpjegime para trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësi, Fran Prendi ishte Edmond Kule, me detyrë shefi i Antiterroit, Vlorë. Ai tha se atë ditë kishin njoftuar në Sarandë se në Qafë-Gjashtë po bëhej luftë. “Unë shkova atje dhe kam parë shumë njerëz. Nuk njoha asnjë të pandehur, por di të them se pash një person të lidhur pas një peme dhe një makinë të djegur brenda së cilës ishte një kufomë. Nuk di të them hollësira të tjera. E gjithë Saranda ishte e armatosur dhe grumbulluar aty”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›