E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga i fundit i bandës “Matrix”

26/03/2009  Grabitja e kartave të bankomatëve

TIRANE- Specialistët e njësisë së përbashkët hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Tiranës kanë çuar për gjykim në gjykatë, personin e fundit të grupit “Matrix”. Ai quhet Endri Mezuraj dhe akuzohet për veprën penale të “mashtrimit në bashkëpunim” dhe “falsifikimit të letrave me vlerë”. Mezuraj ishte anëtar i bandës së bankomatëve, ku veprimtaria e saj kriminale ishte përqendruar në grabitjen me karta të klonuara të të gjithë bankomateve në Shqipëri. Prokuroria tha se fillimisht materialet në ngarkim të tij ishin veçuar, por pas disa veprimeve të tjera hetimore rezultoi se shtetasi i sipërcituar, ka qenë plotësisht i implikuar me anëtarët e tjerë të këtij grupi. Lidhur me këtë situatë organi i akuzës ka kopsitur dosjen në ngarkim të Endri Mezurajt, duke e dërguar atë në gjykatën e Tiranës. Ndërkohë që pak ditë më parë kjo e fundit dha dënimin për anëtarët e tjerë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›