Qafë-Thana dhe Qafë-Plloça, të kalueshme vetëm me zinxhirë
POGRADEC - Dëbora që ka rënë të premten dhe të shtunën ka sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor. Në Qafën e Thanës trashësia e dëborës ka shkuar në 15 cm dhe ngricat kanë sjellë vështirësi të jashtëzakonshme në qarkullim. Shefi i qarkullimit rrugor, Xhelil Demiri, tha për gazetën "Shekulli" se rrugët në Qafë -Thanë dhe Qafë - Plloçë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Makinat pa zinxhira janë bllokuar nga policia dhe nuk janë lejuar që të qarkullojnë. Por, thotë ai, me gjithë masat e marra aksi rrugor është bllokuar herë pas here. Kështu, dy makina të mëdha të cilat kanë shkarë e kanë bllokuar rrugën për në Qafë -Thanë për gati dy orë.