Qarqet ku partitë e vogla kanë shanse të fitojnë mandate deputetësh
Qarqet me numrin më të madh të deputetëve favorizojnë aleatët e dy koalicioneve të mëdha. PSD, PDS, PR dhe PAA, shpresa për të fituar përfaqësimin në Parlament në qarqet Tiranë, Fier, Elbasan dhe Vlorë
Shaban Sulçe
Sistemi proporcional rajonal dhe mënyra e numërimit të votave shtojnë ndjeshëm shanset e partive të vogla të koalicioneve të mëdha të PD-së dhe PS-së për të siguruar mandate deputetësh në qarqet me numrin më të madh të deputetëve. Në qarqe të tilla si Tirana, Fieri, Elbasani dhe Vlora, partitë e vogla të opozitës, si Partia Social-Demokrate dhe Partia Demokracia Sociale, apo partitë e vogla të maxhorancës, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste, do të hyjnë në zgjedhje jo vetëm me pretendime, por edhe me shanse të mëdha për të fituar të paktën një deputet në këto qarqe. Mjafton që këto parti të marrin të paktën mbi 500 vota, dhe këto shanse rriten ndjeshëm nga sanksionimi në Kodin Zgjedhor të formulave për shpërndarjen e mandateve, D’hont dhe Saint Laguë.
Formulat
Sipas Kodit Zgjedhor, për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve do të përdoret formula D’hondt, e cila nënkupton që “numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është 1”. Ndërkohë, për shpërndarjen e mandateve midis partive të koalicioneve do të përdoret formula Saint Laguë, e cila nënkupton që “numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse”.
Tirana
Duke qenë se në qarqet me numër të lartë deputetësh, si Tirana apo Fieri, pjesëtimi i vazhdueshëm i votave për ndarjen e mandateve do të bëhet edhe me numra 16 për Fierin apo 32 për Tiranën, partitë e vogla aleate kanë shanse të fitojnë një deputet, edhe nëse kanë një numër modest votash. Kjo do të bëjë që në qarqe të tilla, por kryesisht në Tiranë, shumica e kryetarëve të partive të vogla, pjesëtare të dy koalicioneve të mëdha, të betonizohen në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme.
PBDNJ
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është e vetmja parti që ende nuk e ka përcaktuar qartë se në cilin prej koalicioneve do të garojë në zgjedhjet e 28 qershorit. Aktualisht kjo parti është në radhët e maxhorancës, por duket se në zgjedhjet e ardhshme ajo është shumë pranë kandidimit përkrah një prej koalicioneve të opozitës. Interesant është fakti se shanset e PBDNJ-së për të qenë e përfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm nuk kanë lidhje nëse konkurrohet në një qark me numër të madh deputetësh, apo me numër të pakët. PBDNJ-ja në të gjitha proceset zgjedhore ka treguar se ka pasur një elektorat të përqendruar, i cili gjendet kryesisht në qarqet Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Për këtë arsye, PBDNJ-ja pritet që të sigurojë mandate deputetësh në këto tre qarqe, ku siç dihet, ajo ka një elektorat të konsiderueshëm, që kalon shifrën 10%.
Kritikat ndaj Kodit, “Nuk shmanget Dushku”
Pavarësisht se sistemi i ri zgjedhor nxit garën midis partive të të njëjtin koalicion, formulat e shpërndarjes së mandateve të sanksionuara në Kodin e ri Zgjedhor kanë bërë që Kodi të kritikohet nga specialistë dhe ekspertë të ndryshëm, pasi nuk eviton fenomenin e “Dushkut”, deformimin e votës dhe përfaqësimin real të partive në Parlament. Nga përdorimi i këtyre dy formulave dëmtohen rëndë parti të tilla si LSI-ja apo LZHK-ja, të cilat, pavarësisht se mund të kenë një numër më të madh votash se partitë të rreshtuara në koalicionet e PS-së dhe PD-së, nuk përfitojnë mandate deputetësh. Ky kombinim i dy formulave dëmton rëndë partitë politike të vogla, që nuk janë pjesë e koalicioneve të mëdha, sepse mandatet e tyre përllogariten me formulën “D’hondt”. Kjo do të thotë që numri minimal i votave për to për të nxjerrë një deputet është i lartë, ndërkohë që partive brenda koalicioneve u përllogariten mandatet sipas Sainte Laguë, ku numri minimal i nevojshëm për të nxjerrë një deputet është i ulët. Si pasojë e këtij kombinimi të qëllimshëm të dy formulave të ndryshme të numërimit, partitë e vogla që ngelen jashtë dy koalicioneve të mëdha janë të dizavantazhuar, pra nuk kanë shanse të barabarta garuese në zgjedhje. Pra disa qarqe, partitë e vogla që garojnë brenda koalicioneve të dy partive të mëdha, mund të përfitojnë mandate deputetësh, edhe pse mund të kenë një numër më të vogël votash, se partitë që nuk garojnë brenda këtyre koalicioneve.
“Poli i lirisë”
Tri partitë e vogla të së djathtës, përkatësisht Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Ligj dhe Drejtësi e deputetit Ngjela, nuk do të shpresojnë që të përfitojnë mandate deputetësh nga formula Saint Laguë, duke qenë në koalicionin e Partisë Demokratike. Këto tri parti tashmë kanë deklaruar se do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit në një koalicion më vete, i cili është quajtur “Poli i lirisë”. Ky koalicion ka shanse të sigurojë mandate në qarkun e Tiranës, por edhe në qarkun e Shkodrës, në të cilin ka mjaft votues të djathtë, të zhgënjyer nga qeverisja “Berisha”.
Qarqet me shanse më të mëdha për partitë e vogla
Qarku Numri i Numri Numri
votuesve i deputetëve të mundshëm
Tiranë 660505 32 330252
Fier 327918 16 163959
Vlorë 257258 12 128629
Elbasan 282528 14 141264
Korçë 246700 12 123350
Qarqet me shanse më të pakta për partitë e vogla
Berat 150871 8 75435
Dibër 116431 6 58215
Durrës 265180 13 132590
Gjirokastër 112728 5 56364
Kukës 66375 4 33187
Lezhë 135890 7 67945
Shkodër 218560 11 109280
Katër koalicionet e zgjedhjeve të 28 qershorit
1-Koalicioni i PD-së
Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokrate e Re, Lëvizja e Legalitetit, Partia Aleanca Demokratike, Partia Lidhja Demokristiane
Koalicioni i PS—së
2-Partia Socialiste, Partia Social Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia G99
Koalicioni i LSI-së
3-Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Socialiste ’91, Partia e Gjelbër
Koalicioni “Poli i lirisë”
4-Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Ligj dhe Drejtësi
26 Shkurt 2009