Të dënuarit, në mars nis aplikimi për dënimet alternative
Pritet të përfitojnë rreth 400 të dënuar që aktualisht janë nëpër burgje. Zëvendësministri Gumi: “Kategoritë mbi të cilat do të aplikohet ky lloj dënimi”
Laureta Rryçi
Tiranë - Në fund të muajit mars, në Shqipëri do të nisë zbatimi në praktikë i ligjit për dënimet alternative. Sipas këtij ligji, përfitues do të jenë disa kategori, sidomos të miturit në konflikt me ligjin apo personat e akuzuar për vepra penale që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Lajmi është konfirmuar dje nga zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Gumi, i cili tha se paketa ligjore është miratuar që në dhjetor të vitit 2008 dhe tashmë është miratuar edhe struktura e Shërbimit të Provës si dhe organika e saj prej 50 punonjësish. “Po punojmë për rekrutimin dhe trajnimin e stafit të strukturës së Shërbimit të Provës”, - informoi zëvendësministri Gumi, duke e cilësuar ligjin të standardeve europiane.
Përfituesit
Gumi shpjegoi se dënime alternative do të ofrohen sidomos për të miturit apo për njerëz të akuzuar për vepra penale deri në dy vjet burg dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, të cilët mund të vuajnë dënimet në shtëpi. Këto dënime do të aplikohen dhe për kategori të tjera, ndër ta individë me fëmijë të vegjël. Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë, me fillimin e zbatimit të ligjit, sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar në të, mund të përfitojnë dhe afro 400 të dënuar, që aktualisht vuajnë dënimet në burgje. Komentet mbi këtë ligj, zëvendësministri i Drejtësisë, Viktor Gumi, i bëri për median pas një forumi rajonal të organizuar në "Hotel Tirana Internacional" mbi dënimet alternative për të miturit në konflikt me ligjin.
Forumi
Organizatorë të forumit janë Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Norvegjez i Ndërmjetësimit (SHNN), UNICEF, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë dhe fondacioni “Zgjidhja e konflikteve dhe pajtimi i mosmarrëveshjeve (FZK) në partneritet me institucione ndërkombëtare: Instituti i Kriminologjisë dhe Sociologjisë së Ligjit në Universitetin e Oslos dhe Forumi Europian për Drejtësinë Restauruese. Qëllimi i këtij forumi është zhvillimi i dialogut rajonal ndërinstitucional si dhe kontributi në ngritjen e rrjeteve rajonale ndërprofesionale për zbatimin e drejtësisë restauruese dhe ndërgjegjësimin e aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile për zhvillimin e drejtësisë restauruese në kontekstin e rajonit të Ballkanit.
Krimet e Rënda: Burg për trafikantët nga Lazarati
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda i ka cilësuar fajtorë dje katër të pandehurit nga Lazarati me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Duke përfituar edhe nga vendimi i mëparshëm i gjykatës për gjykim të shkurtuar për tre të pandehur, gjykata vendosi 3.4 vite burg, ndërsa për njërin prej tyre 7.4 vite burg. Personat e akuzuar për trafikim droge, sipas policisë, kanë ndjekur rrugën e trafikut Lazarat – Greqi. Sipas versionit të Prokurorisë për të pandehurit Kastriot Llupi, Vilson Rushi, Spiro Kotroçi dhe Sinan Rabi, gjatë procesit u siguruan prova të mjaftueshme për fajësinë e tyre. Më 19 shkurt 2008, tre të pandehurit, Vilson Rushi, Kastriot Llupi dhe Spiro Kotroçi, janë kapur në flagrancë, në afërsi të fshatit Bularat të Gjirokastrës, duke çuar nëpërmjet rrugës së malit në këmbë dy çanta me bimë, të cilat, sipas Aktit të Ekspertimit Kimik Nr. 1205, datë 22.05.2008, të Institutit të Policisë Shkencore, rezulton të jetë lëndë narkotike e llojit Cannabis sattiva. Sipas akuzës, atë ditë tre të pandehurit kanë shkuar për të marrë çantat në një tunel në afërsi të fshatit Bularat. Pasi kanë marrë çantat, janë nisur së bashku në drejtim të kufirit me Greqinë. Ata do të kalonin në Qafën e Koshovicës dhe më pas do të zbrisnin në Igumenicë të shtetit të Greqisë, ku do të dorëzonin lëndën narkotike. Hetimet kanë provuar se këtë rrugë do ta drejtonte i pandehuri Kastriot Llupi, pasi ai e dinte itinerarin për shkak se kishte kaluar edhe herë të tjera në të njëjtin destinacion. Personi që u ka propozuar të pandehurve për të kryer veprimet e trafikimit ka qenë i pandehuri Sinan Rabi, nga fshati Lazarat, i cili u ka kërkuar të tjerëve të veprojnë kundrejt shpërblimit përkatës.
26 Shkurt 2009