Ndotja ne Shqiperi, PNUD raport me shifra alarmante
TIRANE- PNUD ka organizuar një studim mbi zonat më të ndotura në Shqipëri. Prof. Sazan Guri, ekspert i i mjedisit në Shqipëri zbulon pjesë të raportit i cili ka marrë në studim 10 pikat më të nxehta të Shqipërisë. Burime zyrtare nga nga ana e PNUD (United Nations Development Programe) thone se studimi ska perfunduar ende.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Profesor Sazan Guri zbulon nga raporti shifrat alarmante të ndotjes në qytetin e Beratit dhe sidomos në territorin e ish – uzinës së baterive.
“Nga monitorimi që i është bërë kësaj zone në shtator 2003 dhe 2005, rezulton se ndotja e tokës, ujit sipërfaqësor dhe nëntokësor, kryesisht puseve vetjake, është 2-3 herë më e lartë se normat e lejuara nga BE dhe OBSH. Por, analizat e fundit të kryera në laboratorët jashtë vendit tregojnë se ndotja është 2 mijë deri në 5 mijë herë më lartë se normat e lejuara nga OBSH".
Guri informon se së shpejti PNUD do të organizojë një konferencë donatorësh në Tiranë për të kërkuar fonde për rehabilitimin e zonës.
(s.g/BalkanWeb)