Dhunë socialistësh në protestat-shkretëtirë të Ramës

Në vend që të vërë vetullat, Edi Rama po i nxjerr vetes edhe sytë. Nga veriu në jug po konfirmohet shkretëtira në protestat që s’kanë asnjë interes e që s’gjejnë dot njerëz as me para. Në Berat thuajse e internuan Erion Braçen, ndërkohë që nga dëshpërimi, ai ka nxjerrë për dhunë grupin e gatshëm që e shoqëron. I njëjti dështim edhe në vakitë politike të Namik Dokles apo Fidel Yllit
Edi Rama i cili lançoi nga një miting proteste ë[pr çdo ditë e për çdo rrugë të Shqipërisë, po “shijon” dështimin e tyre. Rasti i mitingut protestë në Berat, ku publikisht Erion Braçen “e vunë përpara” dhe jopublikisht, ‘trimat” e tij, ju vërsulën e dhunuan fizikisht “zërat ndryshe” në Berat, është dëshmia më e mirë, e asaj çka po vjel Edi Rama nga këto mitingje.
Ndërkohë, në mitingjet e tjera, në çorovodë, Kamëz, apo gjetkë, Fidel Ylli, Namik Dokle e të tjerët, nuk kanë arritur të grumbullojnë më shumë se 100 persona, për shkakun e thjeshtë, se nuk kanë arsye madhore që të mundësojnë këtë. Në këto kushte, “zgjidhjen” e ka gjetur Erion Braçe në Berat, i cili ndërsa kërcënon nëpunësit e pushtetit vendor të PS-së, për largim nga puna, nuk ju kursen as dhunën fizike, atyre që, jo vetëm mendojnë ndryshe nga ai dhe Edi Rama, por kanë guximin dhe kurajën ta thonë mendimin e tyre në publik, pa pasur frikë, bie fjala si anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Në fakt, dështimet e mitingjeve protestë të Namik Dokles, Fidel Yllit apo Erion Braçes, janë asgjë më shumë se shëmbëlltyra e mitingjeve protestë që ka marrë përsipër të organizojë vetë nëpër qytet kryesore. Ka qenë fakt, se mitingjet me pjesëmarrjen e Edi Ramës në Lushnjë apo Vlorë, përpos trukeve të kamerave të televizioneve që ai i zgjedh dhe i merr me vete në mënyrë selektive, kanë qenë në të vërtetë dështim, ku pjesëmarrja ka qenë një paralajmërim për atë që kreun e PS-së, e pret në 30 prill.
Ky “lexim” i kësaj pjesëmarrja të munguar në Lushnjë e Vlorë, ka bërë që Edi Rama, “të marrë pushime” dhe të ndërpresë përkohësisht mitingjet protestë të paralajmëruara, ndërsa ka zgjedhur t’ia lërë në dorë Erion Braçes, “frikësimin” (as sa mund të frikësoj Erion Braçe), e personave që jo vetëm injorojnë këto mitingje proteste, por edhe guxojnë të shprehin edhe mendimin e tyre kundër, politikave të Edi Ramës.
PS shpërndan huliganët nëpër rrethe, dhunohet një nga zyrtarët lokalë të PD-së dhe LSI-së/Zyrtarët lokalë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të fshatit Kutë në rrethin e Mallakastrës janë dhunuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Sekretari organizativ i PS-së, Pajtim Ismaili, mësohet të ketë goditur kryetarin e PD-së Besnik Murati dhe nënkryetarin e LSI-së Gentian Dervishaj, madje duke pranuar edhe autorësinë e këtij akti vandal.
Dhuna dhe agresiviteti i njerëzve të Edvinit, ka marrë përmasa të gjëra në rrethe, teksa po synohet vazhdimit të përndiqen përfaqësuesit lokalë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në shenjë hakmarrjeje ndaj koalicionit të Integrimit. Pas goditjeve të ashpra që u ushtruan mbi një simpatizanti të PS-së Shasho Meta në Berat, se pse ai doli kundër klikës së demonstruar nga ylberistët Erjon Braçe dhe Ermonela Felaj, vala e agresivitetit u zgjerua drejt Mallakastrës.
Ky reagim i shëmtuar dhe primitiv, e ka gjenezën tek urdhri i prerë i Edvinit për të përdorur çdo formë dhe mjet ndaj zërit kundërshtar në Partinë Socialiste dhe më gjerë. Kësisoj, për Edvinin vazhdojnë të mbeten disa hesape të pashlyera me njerëzit që denoncojnë veprimtarinë e tij të dyshimtë politike dhe kundër interesave të vendit.