E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, homoseksualët shqiptarë 4 partnerë për 6 muaj

 

Seks me katër partnerë të ndryshëm vetëm në 6 muajt e fundit. Më shumë se gjysma e tyre kanë edhe të dashura femra. Ndonëse tejet i diskriminuar, komuniteti i homoseksualëve në vendin tonë nuk nguron të tregojë detajet për jetën që bën. Kjo në këmbim të anonimatit. Rreth 80.2% e tyre raportojnë, se në 6 muajt e fundit kanë pasur më shumë se 4 partnerë, ndërsa në vitet e fundit kanë ndërruar njëzet të tillë. Pas studimit, 3 vjet më parë, për sjelljet në risk të këtij traget grupi, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik e kanë ribërë sërish këtë vit. Pjesë e tij janë edhe përdoruesit intravenozë të drogës si dhe komuniteti rom. Në total janë anketuar për të tre grupet rreth 2000 persona. "Studimi ka për qëllim të analizojë sjelljet e këtyre grupeve, të cilat konsiderohen si grupe risku për sëmundje vdekjeprurëse si virusi HIV, por edhe hepatitet. Vihet re se gjatë këtyre 3 vjetëve është rritur ndërgjegjësimi për përdorimin e prezervativit gjatë marrëdhënieve seksuale, çka e ul rrezikun e transmetimit të këtyre sëmundjeve", sqaron specialisti i Institutit të Shëndetit Publik Roland Bani. Sipas tij, mbi bazën e studimeve të tilla krahasuese, orientohen edhe politikat për ndërgjegjësimin e këtyre grupeve. Mosha mesatare e homoseksualëve të anketuar është 26.5 vjeç. Më pak se gjysma e tyre janë më të rinj se 24 vjeç. "Seksualisht aktivë, ku më shumë se 90% e tyre kanë kryer marrëdhënie seksuale në 6 muajt e fundit", nënvizohet në studim. Sipas të dhënave, 50% e tyre që jetojnë në Tiranë kanë kryer marrëdhënie seksuale edhe me femra. Madje kanë pasur deri në tre partnere të tilla. Në marrëdhëniet me partneret pjesa më e madhe e tyre përdorin prezervativin. Ndërsa me partnerët meshkuj ky raport është më i ulët. Për rrjedhojë, pjesa më e madhe e tyre kryejnë periodikisht testin e SIDA-s. "Rreth 71% e tyre e kanë bërë testin për virusin HIV në 12 muajt e fundit. Dhe kanë marrë përgjigjet e këtyre analizave", thuhet në studim.

te dhena

80.2%     katër partnerë në 6 muaj

26.5 vjeç     mosha   mesatare

50%     seks edhe  me femra

71%     kanë bërë  analizat    e Sidës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›