Qemal Disha: “Duhet rishikuar ligji i sigurimeve, që zjarret të mos shkaktojnë katastrofa”
Pikëpyetjet e pasigurisë që lindin pas rënies së zjarreve te “Ardeno“ dhe “Henry sh.p.k”. Dejtori i SIGMA-s, Qemal Disha, shpjegon natyrën dhe problemet me tregun e sigurimeve
Zjarret e ditëve të fundit në disa prej bizneseve kryesore në vend kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje nevojën dhe domosdoshmërinë për të qenë të siguruar, për të mbrojtur pronën dhe biznesin, shëndetin dhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Për disa ditë me radhë shqiptarët ishin dëshmitarë se si një shkëndijë elektrike mund të shkatërronte në fraksion të sekondës dhjetëra milionë euro dëme në biznese që ishin ngritur me shumë mund për vite me radhë. Qemal Disha, drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve “SIGMA”, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Albania” ka cekur disa nga problemet më kryesore të tregut të sigurimeve në Shqipëri. Disha ka vënë theksin mbi domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjit për sigurimet, i cili është hartuar që në vitin 1992, ndërsa sot, 16 vite më vonë, në të gjithë sektorët që mbulohen me sigurime ndryshimi është i dukshëm e ligji ka nevojë për përshtatje me rrethanat e reja. Gjatë intervistës së tij Disha qartëson dhe “detyrimet e reja bashkëkohore” që duhet të imponohen në ligj, të cilat, sipas Dishës, bëhen dyfish më të nevojshme në një treg si Shqipëria, ku sigurimi nuk bën pjesë në kulturën e bizneseve apo të qytetarëve.
Zoti Disha, sipas jush, cila është gjendja e tregut të sigurimeve sot në Shqipëri?
Mendoj se në vitin 2008 ka pasur disa prirje të rëndësishme pozitive. Pikësëpari rritja e peshës specifike të sigurimeve vullnetare ndaj sigurimeve të detyrueshme motorike; rritja e sigurimeve inxhinierike si rezultat i fluksit të investimeve në infrastrukturë, sidomos atyre të rrugëve; rritja e volumit të punës nëpërmjet bankave, kjo dhe për shkak të rritjes së nivelit të kreditimit të ekonomisë dhe individëve. Në aktet ligjore dhe nënligjore janë futur sigurime detyruese për përgjegjësitë e karburanteve, minierave dhe hoteleve. Megjithatë, mendoj se në përgjithësi tregu vazhdon të jetë i varfër dhe ajo që është shumë shqetësuese është niveli mjaft i ulët i kulturës, konceptimit dhe mentalitetit në publikun e gjerë. Ndërkohë, kompanitë e sigurimit nëpërmjet lëshimit të garancive kanë ndikuar mjaft pozitivisht në biznese, duke i lehtësuar ato nga barra e madhe financiare.
Kohët e fundit kemi parë se si mund të shkatërrohen në pak minuta biznese që janë ndërtuar me mundin e shumë viteve punë. Si një operator i vjetër në sektorin e sigurimeve, a mendoni se shqiptarët janë ndërgjegjësuar aq sa duhet për sigurimin e pronës së tyre?
Nuk mund të bëhet fjalë për ndërgjegjësime të larta, kjo edhe në tregjet që janë më të zhvilluara se ne. Imagjinoni një vend si Shqipëria, ku tregu i sigurimeve është mjaft i ri (ai ka filluar në vitin 1991). Sidoqoftë, progres ka, dhe kam përshtypjen se investimet në përgjithësi dhe sidomos ato të huaja, si dhe zhvillimi i tregut bankar, kanë përmirësuar ndjeshëm mentalitetin e publikut për produkte të ndryshme sigurimesh. Do të doja të theksoja se e meta më e madhe e këtij tregu është pagesa e dëmeve, e cila vazhdon të jetë në nivele mjaft të ulëta. Për momentin një fenomen i tillë është veçori mjaft negative e këtij tregu, e cila, sipas opinionit tim, frenon zhvillimin e tij, sidomos përsa i përket krijimit të një klime jo të favorshme dhe mosndërgjegjësimit të publikut në këtë fushë. Është mëse e nevojshme që për të mbajtur konsumatorët dhe për t’i dhënë kuptimin real këtij tregu, dëmshpërblimet e klientëve të mos lihen vetëm në dorë të kompanive të sigurimit. Duhen krijuar me akte juridike dhe ligjore struktura të tjera, ku më të rëndësishëm janë korrespondentët e pavarur të trajtimit të dëmeve.
Mendoni se ky treg ka nevojë për rregullime të mëtejshme ligjore?
Sigurisht që tregu ka mjaft nevojë për rregullime të mëtejshme ligjore. Sigurimet e detyruara funksionojnë nëpërmjet një ligji të vitit 1992, i cili duhet përmirësuar në përputhje me zhvillimet e sotme. Byroja motorike, një strukturë mjaft e rëndësishme që rregullon fondin e kompensimit për mjetet motorike dhe sigurimin e mjeteve motorike që qarkullojnë jashtë, vazhdon të jetë problematike dhe me akte ligjore arkaike. Kriza financiare globale ishte një shenjë e qartë e nevojës së rishikimit të mënyrës së garancive të mëtejshme financiare, strukturën e mbulimit të rezervave teknike dhe mënyrën e mbulimit të tyre.
Çfarë shërbimesh sigurimi pritet të futen në tregun shqiptar?
Pikësëpari ato që përmenda dhe pak më lart. Përgjegjësitë për karburantet, minierat dhe hotelet, si dhe akte të tjera të kësaj natyre, si përgjegjësi civile në ndërtime, përgjegjësitë profesionale etj. Fusha e gjerë e sigurimeve shëndetësore, ku duket se kompanitë e sigurimeve që operojnë janë të përgatitura seriozisht për këtë sfidë.
Cili është roli dhe pjesa e kompanisë “SIGMA sh.a.” në tregun aktual të sigurimeve?
Nga shtatori i vitit 2007, “SIGMA sh.a” ka ndryshuar pronarin dhe kontrollohet tërësisht nga VIG nëpërmjet Grupit të Shërbimeve Financiare TBIH. Një gjë e tillë ka sjellë mjaft përmirësime në kompani. Janë vendosur standarde të avancuara në nivelin e produkteve të sigurimit, risigurimit dhe marrjes në sigurim. Janë përmirësuar parametrat financiare duke synuar nivele më të larta se kërkesat minimale ligjore. Është ndryshuar struktura e kompanisë duke u bërë më efikase dhe më funksionale. Janë rekrutuar mjaft punonjës të rinj. Është forcuar kontrolli i Ekzekutivit nga Këshilli Mbikëqyrës. Janë futur koncepte të reja në menaxhimin e kompanisë. Janë mbështetur të gjitha iniciativat për stabilizimin dhe zhvillimin e tregut në përgjithësi. Gjithashtu kompania ka pasur mbështetje të mëdha për marrjen në sigurim të objekteve të mëdha.
Sa është i zbatueshëm në Shqipëri dhe konkretisht në kompaninë tuaj sigurimi i shëndetit dhe biznesit?
Produkti i sigurimit të shëndetit është përgatitur me ndihmën e kompanive motra të VIG dhe sipas përvojës së tyre. Kanë filluar kontaktet dhe presim që në vitin në vazhdim të kemi rezultate, sidomos me korporatat. Nëpërmjet këtij produkti ne presim risinë dhe sjelljen e ndryshimeve rrënjësore në sistemin e sigurimeve shëndetësore. Përsa i përket sigurimit të biznesit, këtë vit kompania jonë ka pasur një progres të dukshëm me sigurimin vullnetar, ku në përgjithësi ato janë rritur mbi dy herë, ndërsa ato inxhinierike akoma më tepër.
Çfarë bashkëpunimi keni pasur me partnerë ndërkombëtarë në këtë fushë?
Kompania jonë, që nga krijimi i saj, ka pasur një nivel bashkëpunimi mjaft korrekt e serioz me partnerë të njohur ndërkombëtarë, që qëndrojnë në krye të listave të renditjes nga vlerësimet ndërkombëtare të institucioneve financiare. Ky bashkëpunim, sidomos tani që kompania është me pronësi austriake, kuptohet që është në nivelet më të larta. Veç bashkëpunimit tradicional me risigurime, kemi dhe marrëdhënie të fushave të ndryshme, ku me rëndësi janë produktet e reja të sigurimeve e marrja me sigurim e objekteve të mëdha e të ndërlikuara. Sigurisht, sfidat janë të mëdha dhe shikohet një ndjenjë e fortë përgjegjësie jo vetëm nga menaxhmenti kryesor, por edhe punonjësit e tjerë. Janë një sërë objektivash që duhen realizuar, sidomos përmirësimi i tendencës së zhvillimit të kompanisë me sigurimet jomotorike, produktet e reja, ku më i rëndësishëm është sigurimi shëndetësor, përmirësimi i parametrave në përgjithësi dhe sidomos atyre financiare, si dhe rritja e efektivitetit dhe e fitimit.
9 Dhjetor 2008