E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra për Çështje të Informimit, monitorim publikimeve zyrtare

Qendra për Çështje të Informimit Publik, ÇIP, shpall sot rezultatet e monitorimit për botimin e akteve të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave në Fletoren Zyrtare 2006-2007-2008. Botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve, akteve normative të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe institucioneve të tjera është një detyrim kushtetues dhe kusht juridik për hyrjen e tyre në fuqi. Botimi i ligjeve dhe akteve të tjera në Fletoren Zyrtare prezumon faktin që të gjithë njerëzit janë në dijeni të këtyre akteve. Shteti përmbush detyrimin e tij kushtetues dhe ligjor, duke botuar aktet që nxjerr, në rast se pretendon që shtetasit e vet dhe institucionet që e përbëjnë atë duhet t’i zbatojnë këto akte. Qendra ÇIP ka monitoruar botimin e ligjeve të Kuvendit dhe të akteve kryesore që nxjerr Këshilli i Ministrave dhe ka identifikuar konkretisht akte normative me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave, si dhe vendime të Këshillit të Ministrave (VKM), të cilat nuk rezultojnë të jenë botuar në Fletore Zyrtare të Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës kohore 2006-2007-2008. Ky monitorim është i pari në llojin e vet që një orator i shoqërisë civile realizon në Shqipëri, përmes një metodologjie të mirëfilltë verifikimi.
Monitorimi u realizua në kuadër të projektit ““Kontroll verifikimi për zbatimin e ligjit për publikimet zyrtare, me theks të posaçëm transparencën e VKM-ve...”, financuar nga Fondacioni “Soros”, Shqipëri. Gjetjet janë integruar në mënyrë të plotë në një botim voluminoz. Botimi, pasi të dalë i gjithi në qarkullin, do të shërbejë si një bazë për të nisur një debat me aktorë kryesorë institucionalë për të piketuar përmirësime të mundshëm në legjislacionin në fuqi, si dhe të praktikave ekzistuese institucionale për botimin e akteve në Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›