E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënon Salihi, fiton Rapidi i Vjenës

 

E bën rrugë Hamdi Salihi. Shënon sërish në kampionatin austriak të futbollit për Rapidin e Vjenës. Këtë herë sulmuesit shqiptar i kanë mjaftuar pesë minuta lojë për të çuar topin në rrjetë. Duke nisur ndeshjen derbi ndaj Austrisë së Vjenës si zëvendësues, Salihi u fut në lojë nga trajneri i tij vetëm në  minutën e 94-t të pjesës së dytë në vend të Jasin Pehlivan. Pesë minuta më vonë në të 89-ët Salihi do të siglonte edhe golin a katërt për skuadrën e tij në fitoren 4-1 të Rapidit ndaj rivalëve të Austrisë së Vjenës. Në fillim shënuan Stefen Hofman (5'), (47’) dhe Nikica Jelaviç (17'). Ndërsa për “miqtë” shënoi Matias Hatenberger (54’). Shkodrani i Kombëtares shqiptare renditet aktualisht në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë në Austri pas Roman Uallner (LASK Linz) me 12 gola dhe Mark Janko (Salzburg) me 10 gola.

Golat e Salihit

Java 16 – Rapid Austria V. 4-1 (89’)
Java 15 - LASK-Rapid 3-3 (75’)
Java 12 - Rapid-Matersburg 3-0 (86’)    
Java 10 - SC Magna-Rapid 0-4 (70’)
Java 9 - Rapid-SC Magna 3-1 (88’)
Java 9 – Rapid-SC Magna 3-1 (27’)    
Java 7 - Rapid-Salzburg 2-2 (84’)    
Java 4 - SV Ried-Rapid 1-1 (59’)    
Java 2 - SV Ried-Salzburg 1-0 (87’)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›