E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça '89 marshon drejt titullit

Trepça ’89 – Lepenci 1:0

Trepça ’89 i ka fituar tri pikë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt titullit të kampionit. Mitrovicasit e kanë shfrytëzuar përparësinë e terrenit, duke e mposhtur Lepencin me rezultat minimal, 1:0. Hero i ‘Xehetarëve’ ishte Kastriot Rexha, i cili në minutën e 37-të e ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij, i cili tani i ka 35 pikë të tubuara, tri më pak sesa lideri Prishtina.

Vëllaznimi – Besa 0:0

Njëra prej ndeshjeve më interesante të kësaj jave është zhvilluar në Gjakovë mes Vëllaznimit e Besës, e cila ka përfunduar pa fitues, 0:0. Marrë në tërësi, të dyja ekipet kanë aplikuar lojë kryesisht në mesin e fushës, dhe janë regjistruar pakë raste shënimi – shumica prej tyre kah fundi i takimit.

Hysi – Trepça 2:0

Hysi e ka shënuar fitoren e parë në këtë pranverë, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme. Skuadra e Afrim Tovërlanit e ka mposhtur në Merdarë Trepçën me rezultat 2:0. Tri pikë ekipit llapjan ia ka dhuruar Florim Bërbatovci, realizuesi i të dy golave. Të parin ai e ka shënuar në minutën e 35-të, kurse golin e dytë Bërbatovci e ka shënuar në minutën e 65-të.

Tabela Xh. G P

1. Prishtina 20 14 38

2. Trepça '89 20 11 35

3. Drita 20 10 35

4. Vëllaznimi 20 1 34

5. Hysi 20 7 30

6. Besa 20 1 29

7. Lepenci 20 -6 25

8. Liria 20 -5 24

9. Trepça 20 -5 23

10. Drenica 20 -5 22

11. Gjilani 20 -14 19

12. KEK-u 20 -9 17

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›