Qeshte në timon, e ndal policia
Drejtori i një agjencie në Liverpul është ndaluar për dy orë nga një polic sepse e kishte parë duke qeshur, duke i dhënë makinës së tij. Gary Saunders ka mbetur i shokuar nga ngjarja. Ai po fliste në telefon me altoparlant me kunatin e tij ndërsa la shpërthyer së qeshuri me një batutë. Pak çaste më vonë është sinjalizuar nga motori i policisë që e kishte çuar në stacionin e policisë për disa “sqarime”. Duke dalë nga makina e tij automobilisti ka dëgjuar policin të thotë “Të qeshësh ndërsa i jep makinës mund të thyesh kodin rrugor”. Pas debateve të forta të lindura nga kjo batutë, automobilisti nuk mori gjobë, por çmenduria e policit i kushtoi një takim të rëndësishëm pune dhe “ia nxori të qeshurën nga hundët”.