Qetsori dhe Adi, nga “Big Brother” në listat e deputetëve të PDK e G99
ADI SHKEMBI
Dy prej personazheve më të njohur të edicionit të dytë të “Big Brother” përfshihen në politikë, duke u angazhuar në fushatën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Bëhet fjalë për Qetsorin, konkurrentin që fitoi këtë edicion të këtij spektakli dhe finalistin tjetër Adi. Pas publikimit të lajmit pak ditë më parë, se Partia Demokristiane do të përfshinte në listën e saj për në qarkun e Vlorës edhe Qetsorin, pas daljes së tij nga “Big Brother” është bërë e mundur edhe arritja e marrëveshjes mes tij dhe PDK-së. Dje në mesditë fituesi i “Big Brother” ishte në selinë e demokristianëve, ku pas një takimi me kreun e PDK-së, Nard Ndoka, nënshkroi edhe marrëveshjen ku pranon të jetë në listën e kësaj partie. “Një nga personazhet më të njohur për publikun, falë edhe spektaklit televiziv ‘Big Brother’, Qetsor Feruni, ka zgjedhur PDK-në për të kandiduar si deputet për Qarkun e Vlorës. Vendimi i Qetsorit u bë zyrtarisht publik pas një takimi që ai zhvilloi me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka, menjëherë pas mbylljes së spektaklit televiziv ‘Big Brother’”, thuhet në njoftimin për shtyp. Sipas zyrës së Ndokës, kandidimi i tij për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit mbështetet nga strukturat drejtuese të saj, teksa shton se vendosja e emrit të tij në listë përbën një përpjekje për të marrë tashmë përgjegjësi jo vetëm në spektakël, por edhe në politikë. “Partia Demokristiane dhe e gjithë anëtarësia e saj mbështesin këtë kandidaturë, e cila edhe gjatë spektaklit prezantoi vlerat më të mira të qytetarisë shqiptare. PDK vlerëson se sfida e tij për të përfaqësuar në Parlament zgjedhësit e qarkut të Vlorës përbën një përpjekje dinjitoze për të marrë përsipër përgjegjësi, tashmë jo si lojtar spektakli, por një lojtar i fortë politik”, thuhet në njoftimin e PDK-së në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes me Qetsor Ferunin. Më pas Qetsori është nisur për në Itali dhe pritet të kthehet gjatë ditës së sotme. Burime pranë kësaj partie bëjnë të ditur për gazetën se Qetsori do të jetë i dyti në listën e PDK-së për qarkun e Vlorës. Por megjithëse listat janë të mbyllura, pra që nuk mund të ndryshohen, mësohet se tre kandidatët e parë të PDK-së do të jenë në garë me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë që për qarkun e Vlorës, nëse PDK merr numrin e nevojshëm të votave për deputet dhe nëse Qetsori, i cili do të bëjë fushatë në zonat përreth qytetit, Dukat, Dhërmi, Himarë, merr më shumë vota se Baki Jaze, i cili renditet i pari në listë, ky i fundit do të tërhiqet dhe do t’i hapë rrugën Qetsorit për t’u bërë deputet. Kjo marrëveshje e noterizuar mësohet të jetë nënshkruar në zyrat e PDK-së. Sipas kësaj skeme shtohet mundësia që kjo forcë të nxjerrë deputet, për shkak se kandidatët vihen në garë me njëri-tjetrin për të marrë më shumë vota. Në qarkun e Vlorës do të jenë 12 deputetë, çka kërkon që PDK-ja të marrë 8.5% të votave për të nxjerrë një deputet. Por nuk është vetëm Qetsori, personazhi i “Big Brother”, i cili do të kandidojë në zgjedhjet e 28 qershorit. Një tjetër finalist i këtij spektakli, Ardian Pojana, i njohur si Adi, do të jetë në listën e G99 në kryeqytet. Ai renditet në këtë listë i pesti. Lëvizja G99 prezantoi dje listën e 32 kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës. Erion Veliaj, kreu i G99, kryeson listën për gjithë vendin, kurse Arbi Mazniku pason emrin e Veliaj në Tiranë. Në 5 emrat e parë të kandidatëve për deputetë për Tiranën, G99 ka përzgjedhur edhe një tetraplegjike. Veliaj theksoi se ekipi që partia që ai kryeson do të ofrojë është më i miri. “Më në fund, pas 18 vitesh kemi sot mundësinë t’i ofrojmë shqiptarëve një nga ekipet më të mira që është ofruar ndonjëherë në shërbim të çështjeve publike në Shqipëri, dhe unë jam krenarë për të gjithë ata që nuk kanë pranuar të bëhen deputetë, por t’i shërbejnë Shqipërisë”, u shpreh Veliaj. “Këta njerëz që kanë marrë përsipër të kandidojnë për G99 në qarkun e Tiranës dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë në të gjithë Shqipërinë nuk janë njerëz të papunë dhe që e shohin politikën si të vetmin vend ku mund të punësohen”, deklaroi Veliaj, teksa u shpreh se rrugëtimi i gjatë do të përfundojë pas 40 ditësh. Në krye të qarqeve në listat e G99 dallohen të rinj, por dhe intelektualë të njohur. Një nga këto, Milva Ikonomi, ish-drejtoresha e INSTAT, e cila drejton listën e kandidatëve të G99 për qarkun e Durrësit. Sipas Veliajt, “ka akoma një lajm të mirë; kësaj qeverie i kanë mbetur vetëm 40 ditë, ndaj sot na duhen dhe vetëm 40 ditë kurajo, 40 ditë shprese dhe 40 ditë durimi, deri në momentin e ndryshimit të madh për Shqipërinë”.
Lista e PDS
Qarku Tiranë
Paskal Milo
Artur Duçkallari
Xhevdet Kacani
Lavdije Ruci
Florian Pullazi
Piro Milkani
Qarku Vlorë
Paskal Milo
Qarku Fier
Leonard Strati
Qarku Berat
Dritan Devole
Qarku Korçë
Silvana Xuhano
Qarku Elbasan
Paskal Milo
Qarku Durrës
Fadil Hoxha
Qarku Lezhë
Petraq Kalemi
Qarku Shkodër
Pashuk Masmalaj
Qarku Dibër
Paskal Milo
Qarku Kukës
Gëzim Bushati
Lista e LZHK
Tiranë
Aleksandër Meksi
Dashamir Shehi
Afërdita Numani
Durrës
Agim Toro
Shkodër
Gilman Bakalli
Fier
Ibrahim Morina
Korçë
Koço Bode
Dibër
Agim Cani
Kukës
Zenun Meshi
Berat
Edmond Shyti
Vlorë
Gëzim Bocari
Lezhë
Teuta Sulaj
Gjirokastër
Sokol Halili
Elbasan
Ndriçim Allaj
Lista e PDK
Shkodër
Nard Ndoka
Lezhë
Ndue Shpani
Tiranë
Jak Ndoka
Fier
Vladimir Beja
Elbasan
Ymer Tola
Dibër
Edmond Stojku
Kukës
Kreshnik Lusha
Gjirokastër
Aida Joanidhi
Vlorë
Baki Jaze
Durrës
Apollon Baçe
Korçë
Tefik Doko
Berat
Lorenc Mato
Lista e G99
Në krye të qarqeve
Milva Ikonomi (Durrës)
Maklen Misha (Korçë)
Gent Elezi (Elbasan)
Genc Kojdheli (Vlorë)
Roland Ilia (Shkodër)
Orgen Hasanbega (Gjirokastër)
Plarent Ndreca (Lezhë)
Qarku i Tiranës
1 Erion Veliaj
2 Arbjan Mazniku
3 Juliana Hoxha
4 Bardhylka Kospiri
5 Ardian Pojana
6 Jetona Myteveli
7 Olsi Abazi
8 Mentor Mosho
9 Ened Mato
10 Silvana Xheka
11 Taulant Tusha
12 Gjergji Trola
13 Alketa Berzani
14 Dritan Subashi
15 Gjergji Gace
16 Astrit Alushi
17 Alban Bengasi
18 Leonard Bishtaja
19 Kostandina Keruti
20 Artan Greva
21 Sokol Xhunga
22 Erion Kurti
23 Andi Pogaþi
24 Denis Prifti
25 Migena Jance
26 Jola Foto
27 Rudina Berani
28 Joniada Hito
29 Saimir Qejalliu
30 Remir Gjoligaj
31 Qemal Saraçi
32 Endri Gjata
Lista e PLL
Tiranë- Ekrem Spahia; Artan Pojani; Agim Doçi; Zhaneta Ndërgjoni; Luan Kaceli; Hysen Sinani; Gerta Toptani; Ilir Kacdeda; Bahri Kollçaku
Durrës- Kastriot Goci;
Hysen Myshketa; Enver Kaloshi
Dibër- Gazmend Lita; Besnik Murati
Kukës- Sulejman Gjana
Elbasan- Murat Basha