Sondazhi: PS, 1 për qind para PD-së
BLEDAR HOTI
Sondazhi i dytë i organizuar nga “Ora News” në bashkëpunim me IPR Marketing të Italisë, nxjerr sërish fituese të majtën. Sondazhi i prezantuar mbrëmë nga Antonio Noto, drejtori i kompanisë së sondazheve “IPR Marketing”, pas pyetjes “Sikur zgjedhjet të bëheshin në këtë muaj”, i jepte avantazh koalicionit të Partisë Socialiste, “Bashkimi për Ndryshim” me 47.3 për qind. Ndërsa koalicioni i djathtë politik “Aleanca e Ndryshimit” e drejtuar nga PD-ja rezulton me 44.7 për qind. Diferenca mes dy koalicioneve është 2.3 për qind. Partia Socialiste rezulton nga ky sondazh me 43%, ndërsa Partia Demokratike për muajin maj rezulton të jetë me 42 për qind. Sigla e PS-së në krahasim me muajin prill nuk ka ndonjë ndryshim, është pothuajse me një përqindje të njëjtë. Ndërsa PD-ja ka një rritje të përqindjes në këtë muaj, duke bërë që diferenca të jetë një pikë diferencë. Partia Republikane rezulton me 1 për qind, ndërsa 12 aleatët e PD-së të koalicionit shkojnë 1.7%. Partia G99, sipas këtij sondazhi shkon në 3.2%. Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të qëndrojë edhe këtë muaj me 6%, ndërsa së bashku me koalicionin politik “Aleanca Socialiste për Integrim” shkon në 7 për qind. Ndërsa koalicioni tjetër i “Polit të Lirisë”, mes LZHK-së dhe PDK-së, sipas këtij sondazhi shkon në 1.5 për qind.
Qarku i Tiranës
Sondazhi realizohet edhe mbi bazën e qarqeve. Për Tiranën rezulton se Partia Socialiste është para me 46%, ndërsa si koalicion rezulton të ketë 49.3%, ku G99 merr 2.5%. Në qarkun e Tiranës mbi bazën e kësaj socialistët mund të fitojnë 16 mandate, nga 32 që janë gjithsej. Ndërsa PD-ja rezulton me 43% në Tiranë, ndërsa si koalicion politik del me 43.1%. Në qarkun e Tiranës rezulton që PD-ja të marrë 14 mandate deputetësh. Koalicioni i udhëhequr nga LSI-ja rezulton me 6.1% të votave, duke marrë dy mandate deputetësh. Si parti LSI-ja është me 4.5%. Poli i Lirisë nuk arrin pragun e marrjes së një deputeti. Në sondazh janë pyetur 1742 persona dhe periudha kohore është nga 7-12 maj 2009. Ndërsa për qarkun e Tiranës janë pyetur 844 persona. Pyetjes se cili është problemi që i shqetëson më shumë të intervistuarit, janë përgjigjur me 75 për qind për papunësinë, duke u ndjekur më pas nga varfëria me 36 për qind, korrupsioni, pagat dhe pensionet e ulëta, zhvillimi ekonomik dhe shëndetësia. Në krahasim me muajin e kaluar përqindjet janë më të sakta. Në sondazhin e kryer Sali Berisha është më i ndershëm dhe autoritar se Edi Rama. Ndërsa lideri socialist është në avantazh në lidhje me mënyrën e komunikimit. Ndërsa 43 për qind e totalit të grupmoshave të intervistuar shprehen se zgjedhjet i fiton PS-ja, ndërsa 42% janë për PD-në. Në grupmoshat 18-34 vjeç rezulton se PD-ja është para me 50.8% të votave, kundrejt 31% që ka PS-ja. Të intervistuarit të moshës 35-54 vjeç, pro PS-së janë 47.3%, kundrejt 39.9% që kanë PD-ja. Në moshën mbi 54 vjeç, janë pro PS-së 52.7%, kundrejt 33.2 për qind.
Sondazhi për Tiranën
PS 46%
G99 2.5%
Koalicioni 49.3% 16 deputetë
PD 41 %
PR 1%
Koalicioni 43.1% 14 deputetë
LSI 4.5%
Koalicioni 6.1% 2 deputetë
Rezultatet e sondazhit të IPR Marketing
PS 43% 41-45%
G99 3.2 % 1-3%
Koalicioni 47.3% 45-49%
PD 42% 37-41%
PR 1% 0-2%
Koalicioni 44.7% 39,5-43.5%
LSI 6% 6-10%
“E Majta për Integrim” 7% 6-10%
LZHK 0.5 % 0-2%
PDK 0.5 % 0-2%
Poli i Lirisë 1.5% 0-2%