E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria & ICO, mospajtime për guvernatorin

Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me kandidatët e mbetur në garë për guvernator. Expressi ka mësuar se sherri ka plasur pas eliminimit që i bëri ICO’ja Gazmend Lubotenit. ICO’ja, gjithashtu i ka intervistuar tre kandidatët pas Panelit përzgjedhës. Edhe vetë Mejdi Bektashi tregon se ka pasur ndërhyrje. Nga Agon Sinanaj më 31 mars 2011 në ora 09:40

Pas mospajtimeve për rritjen e pagave, ka filluar edhe një “duel” mes Qeverisë së Kosovës dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Tash sherri ka plasur në rastin e zgjedhjes së guvernatorit të BQK’së.

Qeveria e Kosovës nuk po pajtohet me kandidatët e mbetur në garë. Fjala është për Gani Gërgurin, aktualisht ushtrues detyre i guvernatorit dhe profesori i ekonomisë, Safet Merovci. “Ka mundësi që të anulohet krejt konkursi”, ka thënë një burim brenda Qeverisë së Kosovës.

E gjithë kjo kishte filluar pas eliminimit të Gazmend Lubotenit nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar nga gara për guvernator. Ky kandidat shihej si më i preferuari për guvernator nga Qeveria.

Megjithatë, zyrtarisht arsyet e eliminimit thuhej se ishin mungesa e kritereve formale që kërkonte konkursi.

Për me tepër, sipas të njëjtit burim, ICO’ja është përzier në punët e Panelit përzgjedhës, duke intervistuar për herë të dytë kandidatët. Pas intervistimit, ka eliminuar Lubotenin nga gara.

Këto ndërhyrje, Zyra Civile Ndërkombëtare i bazon në Pakon e Ahtisarit, edhe pse pajtohet se kompetencë e saj është veç ta japë pëlqimin. Nga ana tjetër, Paneli i BQK’së thotë se nuk ka pasur nevojë për këto ndërhyrje. Madje, paralajmërojnë se për ketë punë do t’i dërgojnë selam edhe Qeverisë.

Zëdhënësi i ICO’së, Andy McGuffie ka thënë për “Express”, se këto kompetenca dalin nga Pakoja e Ahtisarit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›