E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bota sot ka një frymë të re me Obamën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama

Tiranë, 5 Nëntor, 13:38, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke përshëndetur sot fitoren e Barak Obamës, si President i ri i SHBA, është shprehur se “fitorja e Obamës është fitoreje e një gjenerate të re”.

Sipas Ramës, Shqipëria dhe SHBA do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të shkëlqyera edhe në drejtimin e Obamës.

Për kreun socialist, Obama vlerësohet si shembulli më spektakolar i politikës së re dhe i kapërcimit të kufijve mes së majtëve të djathtës.

“Jam besimplotë se sot bota është gdhirë me një frymëmarrje të re të cilën e ndjej unë e ndjen edhe populli shqiptar”.

Ndërsa për vazhdimësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Rama u shpreh se “në këtë aspekt s’ka ndryshuar asgjë, marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe të pavarura nga personaliteti i presidenteve dhe përkatësia partiake e tyre”.

Më tej Rama ka shtuar se populli amerikan ka thyer çdo tabu dhe i ka hapur një horizont të ri botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Përshëndetja e kreut socialist për Presidentin e ri të SHBA, u bë nga Londra ku ai gjendet për një vizitë pune.

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›