E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga shtylla në korent, gjen vdekjen elektricisti

Foto Arkiv Durrës, 5 Nëntor, 11:51, NOA - Një elektricist ka gjetur vdekjen një ditë më parë në Durrës. Burimet zyrtare nga Policia e Durrësit, kanë bërë të ditur për agjencinë NOA, se rreth orës 13:00, Lulëzim Velia, 48 vjeç, lindur e banues në lagjen numër 14, Durrës, me arsim të mesëm, elektricist në O.S.Sh. agjencia Durrës, ka gjetur vdekjen. Policia tha se në kohën kur 48-vjeçari punonte në shtyllën e tensionit të mesëm Fidri 31, ka rënë nga shtylla duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga ana e uniformave blu, janë kryer veprimet e para hetimore. Ndërka që vazhdon kryerja e ekzaminimeve të mëtejshme për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Hetimet tani janë duke u kryer nga Prokuroria e Durrësit. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›