Sherr me armë, dy të plagosur

Pamje nga lart e Durresit
Durrës, 5 Nëntor, 12:21, NOA - Vihet në pranga 34-vjeçari Fatmir Xhaferri, pasi ka palosur me thikë, një 45-vjeçar. Siç bënjën të ditur për agjencinë NOA, burimet zyrtare nga Policia e Durrësit, prangosja e Xhaferri, është bërë mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00. Arrestimi i 34-vjeçarit, sipas policisë, u bë për arsye se dyshohet që në orën 23:30 të ditës së djeshme për motive të dobëta është konfliktuar me 45-vjeçarin A. B., dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me grushte e më pas me një armë zjarri, pistoletë.
Gjatë konfliktit dhe Xhaferri është vetëplagosur me armë në krah. I plagosuri A. B ndodhet nën trajtim mjekësor në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Xhaferri, pas mjekimit, është çuar në Policinë e Durrësit. Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes u gjet dhe u bllokua si provë materiale, një armë zjarri, pistoletë model 54 e kalibrit 7. 62 mm. Janë vazhduar hetimet nga ana e specialistëve të strukturës Kundër Krimeve ndaj Personit në Policinë e Durrësit, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimit ligjor të saj.
Dosja ndaj Xhaferrit, i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit, për akuzën e tentativës së vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.
c.a/NOA