Qeveria, Task Forcë për pastrimin nga skeletet e makinave
Një Task Forcë për mjedisin do të koordinojë punën për nisjen e një fushate për pastrimin e zonave turistike në vend në prag të sezonit turistik. Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, u mblodh dje në Kryeministri Task Forca për vlerësimin e problematikave mjedisore që shkaktojnë mbetjet urbane dhe makinat e dala jashtë përdorimit. Ky grup u përqendrua në marrjen e masave të shpejta dhe energjike për pastrimin e territorit, në mënyrë të veçantë zonave turistike dhe të detajimit të detyrave për të gjitha institucionet që duhen të angazhohen në këtë proces. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të detyrës së kësaj Task Force dhe kërkoi angazhimin e plotë të institucioneve në nivel qendror dhe të qeverisjes vendore për ndryshimin e shpejtë të pamjes së territorit, veçanërisht të zonave turistike. “Duhet ta ndryshojmë sa më shpejt situatën. Vendi që shëmtohet në mënyrën më të pamerituar nga mijëra skelete makinash të hedhura në të katër anët e vendit, pa asnjë kriter dhe asnjë përgjegjësi. Kjo përbën paraqitjen më të keqe për miliona turistë, që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri”, deklaroi Berisha. Sipas tij, në këtë Task
Forcë, që ka si qëllim t’i japë një pamje të re vendit, duhet të kontribuojnë të gjitha institucionet si ushtria, policia, bashkitë, komunat etj.
#