“Qeveria e re”, 9 deputetë pro Olldashit
Në mungesë të PS-së, Kuvendi ka miratuar pesë dekretet e Presidentit Topi, për ndryshim të strukturës së Qeverisë dhe të portofolave të ministrive. Deputetët e PD-së dolën dje kundër heqjes së portofolit të Telekomunikacionit të Ministrit të Transportit, Sokol Olldashi. Edhe pse deputetët votuan pro ndryshimit të strukturës së Qeverisë, ku Telekomunikacioni i kalon ministrit Pollo, në votimin për shkarkimin e Olldashit, nga 73 të pranishëm, vetëm 64 votuan pro. Dy deputetët, Osman Metalla i PD-së dhe Shpëtim Idrizi i PDU-së, abstenuan me votën e tyre. Të tjerët, ku pjesa më e madhe ishin deputetë të qarkut të Durrësit, nuk preferuan të shprehen me votën e tyre. Të gjithë dekretet e tjera, si për emërimet e Sokol Olldashit, si Ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve dhe të Genc Pollos, si Ministër i Inovacionit, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikacionit, u kaluan me 73 vota pro.