Qeveria e re, Berisha shtyn negociatat
Pakti midis PD-së dhe LSI-së për qeverinë e Integrimit Europian pritet të skicohet me një marrëveshje të përbashkët Berisha-Meta, e cila do të zbulojë të fshehtën se cilat ministri do të drejtohen nga LSI-ja. Kundërshtarë përpara zgjedhjeve dhe aleatë pas tyre, dy kryetarët respektivë të PD-së dhe LSI-së kthehen në peshoren e ndarjes së pushtetit menjëherë sapo KQZ të mbyllë misionin e saj.
"Zvarritja" e rezultatit final të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pengesa kryesore që po frenon demokratët dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të vendosin pikat mbi "i" për qeverinë e re. Burimet partiake sqarojnë se kryetari i PD-së, Sali Berisha, mësohet se ka vendosur të presë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe shqyrtimin e të gjitha ankimimeve për të ndarë më pas postet që pritet t‘i lërë LSI-së në kabinetin e ri. Deri në atë moment, vendi do të drejtohet nga qeveria aktuale, duke shmangur konfuzionin për largimin e menjëhershëm të disa ministrave. Kreu i PAA-së, njëkohësisht ministër i Mjedisit, Lufter Xhuveli, nuk ka mundur dot të marrë ndonjë deputet nga këto zgjedhje, dhe e ka të sigurt ndarjen nga karrigia e ministrit. Po e njëjta situatë është edhe për republikanët, që pritet të kenë një tjetër pozicion nga ai aktuali i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndër kërkesat e PR-së janë Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit. Për të shmangur përplasjet dhe pakënaqësitë brenda PD-së pak ditë pas zgjedhjeve, kryetari i kësaj partie do të zbulojë sekretin se cilët do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë në fund të mandatit zyrtar të qeverisë aktuale. Vëmendja më e madhe në kampin blu është te numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, për të cilën ekzistojnë shumë opsione të hapura. Një prej tyre është që Topalli të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërsa opsioni tjetër është që gruaja më e pushtetshme në PD të marrë drejtimin e kryetares së grupit parlamentar të partisë. Burimet pranë të dyja kampeve politike bëjnë me dije se qeveria e re, e cila do të kryesohet nga kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të skicohet në gjysmën e dytë të muajit gusht. Shkak për këtë është shpallja e rezultatit final të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Kabineti aktual do të vazhdojë punën rregullisht deri në ditët e para të shtatorit. Pas takimit Berisha-Meta, ku priten të konkretizohen dikasteret që do të drejtohen në vitet e ardhshme nga LSI, atëherë edhe gjysma e ministrave do të zbulojnë dilemën nëse do të largohen, qëndrojnë apo do të kenë rotacion ministrish në qeverinë "Berisha". Burimet nga dy kampet politike, PD dhe LSI, paralajmërojnë se pritet të ketë një spostim të takimit Berisha-Meta për të mos sfumuar punën e ministrave aktualë dhe duke respektuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të nxjerrë rezultatin final të zgjedhjeve pasi të shqyrtojë ankimimet. Deri në këto momente janë zhvilluar takime të niveleve të ulëta mes demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësuesi i LSI-së, Dritan Prifti, është takuar disa herë me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Prifti ishte ndër të parët nga radhët e LSI që bëri publike në mënyrë të hapur votën e tij në Parlament për qeverinë e re të Sali Berishës. Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon t‘i mëshojë fort postit të Kryetarit të Kuvendit, në drejtim të së cilit pritet të vendoset kreu i LSI-së, Ilir Meta. Në këtë mënyrë, Meta eviton në mënyrë diplomatike "bashkëjetesën" personale në një kabinet me Berishën, duke u ulur në karrigen e Kryetarit të Kuvendit. LSI në kërkesën e saj ndaj Berishës ka 4 ministri: Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; Ministrinë e Shëndetësisë; Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; si dhe Ministrinë e Arsimit. Burime pranë kampit demokrat nga ana tjetër sqarojnë se do të jenë maksimumi dy ministri që do të lihen për t‘u drejtuar nga LSI-ja, e cila përpos kësaj do të ketë edhe 4 vende zv/ministrash në qeverinë e re që do të përbëhet nga 16 portofola ministrorë. Ndërkohë, pikëpyetja më e madhe e demokratëve është fakti nëse Berisha do t‘i besojë apo jo Ilir Metës drejtimin e Parlamentit të ardhshëm.