Qeveria e rrethuar dhe nje deja vu e trishtuar
Dje, të gjitha të përditshmet njoftonin me tituj të mëdhenj mbi presionin e Brukselit ndaj qeverisë lidhur me ligjin e dosjeve. Të gjitha - po flas për gazetat më serioze të vendit, për ato gazeta që nga berishianët quhen gazeta komuniste - e trajtonin këtë presion si çomangën e fundit që bie mbi shpinën e këtij pushteti, për shkak të ligjit të shumëdiskutuar të lustracionit. Me një fjalë, po të shtrydhje të gjithë informacionin lidhur me këtë çështje, do të pikonte veç një frazë: diplomacia ndërkombëtare ngushton lakun e litarit në qafën e Sali Berishës.
Është kjo e vërtetë? Po, të gjithë ata që kanë akses në burime të rëndësishme e të besueshme të diplomacisë ndërkombëtare e dinë mirë se deri në zgjedhjet e ardhshme Kryeministrit tonë do t‘i lipset të përballet me një furtunë qortimesh, refuzimi e përbuzjeje. Ai mund ta shmangë këtë furtunë, duke hequr dorë nga përpjekjet për të kontrolluar e komanduar institucionet kushtetuese të vendit, por nuk ka gjasa që ta bëjë këtë për arsyet e njohura. Dhe kështu, në javët e muajt e ardhshëm do të kemi nga njëra anë një rritje të presionit ndërkombëtar, e nga ana tjetër një këmbëngulje të Berishës për të mos e ndryshuar kursin e nisur. Po rrezikojmë të përjetojmë një déjà vu shumë të trishtuar dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me izolimin e pritshëm ndërkombëtar të Kryeministrit, i cili është izoluar njëherë në vitin 1997. Ka dhe elementë të tjerë që e provokojnë këtë déjà vu. Një nga këta elementë e ka emrin Genc Pollo, i cili këto ditë, ashtu si në vitin 1996, ka rënë dakord të mbrojë përballë të huajve të zemëruar paudhësitë e Kryeministrit. Paralelizmi merr trajtë të plotë, kur mendon se Pollo ka në krah… kë? Tritan Shehun.
He, ç‘është e ç‘vete në këtë vendin tonë. Kur Pollo u prish me Berishën, unë, ashtu si shumë të tjerë, i jam bërë krah; iu bëra krah, pasi mendova (ndoshta më pëlqeu të mendoja), se lëvizja politike e Pollos frymëzohej prej idesë, që opozita nuk mund të mbahej peng nga një njeri i diskredituar brenda e jashtë Shqipërisë, e nga një njeri, i cili nuk motivohej nga pasioni për politikën, por nga tundimi për të sunduar (më pas u mor vesh se isha gabim; e qysh atëherë, nuk kam as gatishmërinë më të vogël për t‘u dhënë mbështetje atyre, të cilët "kujtohen" shumë vonë për të njohur Sali Berishën).
Menjëherë pasi u prish me boss-in e vet, Pollo krijoi një parti të re dhe zuri të flirtonte fshehtas me pushtetin e socialistëve. Ishte aq i zemëruar me Sali Berishën, sa nuk i dëgjonte dot as emrin; aq më pak mund ta zinte me gojën e vet këtë emër. E për këtë kish zgjedhur ta thërriste Habub, apo Habab, apo Habeb. Priste që ky emërtim fyes të ngjiste e të shndërrohej në një emër të dytë për Berishën, por askush nuk eci asaj ane, së pari ngaqë gjetja ishte krejt e pashijshme, e së dyti ngaqë ajo ishte produkt i Pollos (jo kushdo mund të bëjë gjetje leksikore që mbeten e ngjisin, sado interesante e inteligjente që të jenë këto të fundit). Ato kohë gjithashtu Pollo ka folur për ca biznese të mëdha të Berishës e të familjes Berisha në Boston a në Manhattan, përballë të cilave kryetari i Partisë Demokratike pati një zbythje të përkohshme. Por Pollo nuk i përmendi njëherë të dytë këto biznese. Një dreq e di se pse.
Për vite e vite me radhë, Pollo ishte një armik par excellence i Berishës, ashtu siç ishin dhe të tjerë, të cilët më pas, në të njëjtën kohë me Pollon e me të njëjtën pacipësi si të Pollos, u ribënë tok me Berishën. Madje, në ndryshim nga të tjerët, Pollo ka "shkrirë" dhe partinë për t‘u bërë zv/kryeministër, e për të bërë atë që po bën: të jetë fytyra e qeverisë shqiptare përballë të huajve të zemëruar e të skandalizuar me zullumet antiligjore të kësaj qeverie. Me një fjalë, Pollo është një lloj Bogdani i qeverisë.
Më lind vetvetiu një pyetje: nëse për një arsye apo një tjetër Genc Pollo largohet qysh sot nga politika, çfarë mbetet prej karrierës së tij nëntëmbëdhjetëvjeçare? Mban mend ndokush që Pollo të ketë mbajtur ndonjë fjalim të rëndësishëm, që ai të ketë ndërmarrë nismën për të miratuar një ligj të rëndësishëm në Parlament, që ai të ketë udhëhequr ndonjë betejë (apo t‘i jetë bashkëngjitur ndonjë beteje) politike çfarëdo, që ai të ketë folur për problemet e vendit, që ai t‘i ketë dalë në mbrojtje besimeve, kredove e kauzeve të veta? Me siguri, askush nuk mund të mbajë mend gjëra të këtij lloji. Mbahen mend të tjera gjëra; mbahet mend që Pollo ka qenë një hije e Berishës në periudhën 1992-1997, mbahet mend që nga pozicioni i hijes njohu një grua me emrin Doris Pack, mbahet mend që kjo grua i tha të ndahet nga Berisha, mbahet mend që ai krijoi një parti të re, për të cilën, në vend të anëtarëve, gjeti një sigël votëndjellëse, mbahet mend që bëri për ca vite takime të panumërta nëpër katundet e Shqipërisë, në të cilat merrnin pjesë pesë-gjashtë vetë, mbahet mend që po ajo eurodeputetja gjermane me emrin Doris Pack i tha të ribashkohet me Berishën etj., etj.
Do të mbahet mend me siguri dhe anekdota që tregon Filip Çakuli. Si është anekdota? Kur Genc Pollo, me t‘u prishur me Berishën, zuri të bridhte nëpër Evropë e zuri të kapte për xhakete diplomatë, parlamentarë e europarlamentarë të ndryshëm për t‘iu thënë se Berisha është një autokrat, të huajt i përgjigjeshin: ne kështu e kemi ditur, por ka qenë një djalë i ri, me ca flokë si të çelura, që i rrinte gjithë kohën nga pas Berishës në periudhën 1992-1997, e që na mbushi mendjen se Berisha është një demokrat i përkryer e një burrë i madh shteti. Filip Çakuli mund ta përpunojë akoma anekdotën e vet, pasi Genc Pollo është kthyer në identitet. Kështu ndodh gjithmonë me ata që kanë çdo gjë, por nuk kanë identitet.