Shteti dhe universiteti
Në fjalorin e botës akademike, fjalët kontroll dhe verifikim nuk kanë ekzistuar historikisht. Ato nisën të qarkullojnë pas viteve ‘70 në SHBA dhe pas viteve ‘80 në Evropë. Tani, universitetet do duhet të nxitojnë për t‘i përfshirë ato në fjalorin e tyre, nëse duan cilësinë, imazhin dhe besueshmërinë. Në formën e tij më intelektuale e të denjë për mjedisin akademik, kontrolli paraqitet sot si procesi i sigurimit të cilësisë. Procesi harmonizon vlerësimin e cilësisë me akreditimin-njohjen shtetërore ose publike të institucionit.
Në kontekstin botëror, sigurimi i cilësisë shoqëroi masivizimin e arsimit të lartë. Universiteti, i konsideruar institucion elitar, në vitet ‘60 të shekullit të shkuar, arsimonte 2-3% të grup moshës përkatëse. Rrija marramendëse e pranimeve ndodhi pas viteve ‘70. Në vendet e zhvilluara të Amerikës së Veriut dhe Evropës, numri i studentëve nga 28.2 milionë në vitin 1970, arriti në 61 milionë në vitin 1990. Sipas OECD, në vitin 2006, vende si Australia, Finlanda, Suedia, Polonia etj., pranuan në arsimin e lartë mbi 75% të maturantëve të diplomuar, duke kaluar nga fazat e arsimimit elitar dhe masiv në atë universal.
Masivizimi u pasqyrua në raportin shtet-universitet. Shteti, në emër të shoqërisë, financon institucionet e arsimit të lartë (IAL). Që këndej rrjedh e drejta e tij për të audituar edhe kontabilitetin e brendshëm. Tregu nënkupton, gjithashtu, larmi institucionesh universitare, prandaj interesi i shoqërisë për shumëllojshmëri shoqërohet me rolin e pazëvendësueshëm bashkërendues të shtetit. Masivizimi sjell dhe dukuri negative, si: papunësia, rënia e cilësisë, kufizimi i financimeve për IAL etj. Këto, doemos, rritin përgjegjësinë e shtetit për të mbrojtur studentët nga keqpërdorimet që mund të rrjedhin prej autonomisë së pakufizuar të entiteteve universitare publike ose private. Ndaj nuk rreshtin përpjekjet për të përsosur sistemin e sigurimit të cilësisë, që duhet të mbrojë studentët nga ofertat që nuk sigurojnë shanse për punësim, në vend ose në hapësirat rajonale. Akreditimi lehtëson mobilitetin nëpërmjet njohjes së ndërsjellë të diplomave, si dhe krijon bazën për konkurrencën midis institucioneve arsimore publike dhe private.
Në teori, sigurimi i cilësisë është atribut i sistemit akreditues, me personalitet juridik, që kryen vlerësimin e jashtëm të IAL (dhe të qendrave kërkimore, financuar me fonde publike), që koordinon/mbikëqyr bërthamat e vlerësimit të brendshëm dhe akrediton. Institucioni (ose programi i studimit) që akreditohet, fiton të drejtën të pranojë studentë, pra, të marrë financime dhe të lëshojë diploma që sigurojnë punë të njohura publikisht.
Në vendin tonë është ngritur dhe funksionon, që prej vitit 1999, Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë-APAAL (www.aaal.edu.al), pranë të cilës funksionon Këshilli i Akreditimit. Po të konsiderosh bazën e të dhënave, publikuar në web-in e dizajnuar me profesionalizëm nga agjencia, njihesh me kuadrin nënligjor, vëllimin e punës për vlerësime të cilësisë dhe publikime të tjera, tentativa të lavdërueshme këto për transparencën ndaj publikut. Në terma të përgjithshme, sot, në vend, kemi një kuadër ligjor të mjaftueshëm, institucionet që ofrojnë dhe sigurojnë cilësinë (IAL, APAAL dhe MASh) dhe... arsim të lartë në krizë(!)
PROGRES ZHGENJYES
Që në hyrje, strategjia e Arsimit të Lartë (AL), e miratuar verën e shkuar, fiksoi: "Arsimi i Lartë dhe kërkimi shkencor në Shqipëri nuk janë akoma në standardet ndërkombëtare; progresi ka qenë disi zhgënjyes në 14 vitet e fundit". Kjo është forma elegante që zgjodhi qeveria për t‘iu referuar cilësisë tejet të përfolur të mësimdhënies, kushteve për nxënie në IAL dhe arritjeve të studentëve; planeve dhe programeve që nuk përputhen si duhet me kërkesat e kohës; pamjaftueshmërisë së personelit akademik; mungesës së standardeve dhe treguesve për matjen e efektshmërisë së AL; kapacitetit të kufizuar për punë shkencore; mosnjohjes së titujve akademikë dhe diplomave jashtë vendit; mungesës së mobilitetit dhe këmbimit të studentëve e pedagogëve e, mbi të gjitha, besueshmërisë së ulët për IAL, që, në tërësinë e tyre, formojnë majën e ajsbergut-krizë që po gërryen AL në vendin tonë.
Arsyet dhe qasjet që tejkalojnë "progresin zhgënjyes", më së pari do duhet t‘i shpallin vetë IAL. Por është e pamundur të gjesh raporte ose analiza institucionale që e bëjnë një gjë të tillë. Ndoshta këtë, në pamundësi për të na e thënë IAL dhe ministri ynë i Arsimit, do mund të na e thonë të huajt, pasi njoftohet: "Universiteti i Tiranës është në tratativa për të kontraktuar një kompani të huaj për zhvillimin e akreditimit të këtij institucioni. Pas përfundimit të fazës së parë të akreditimit që ka nisur prej tri vitesh dhe pritet të marrë fund në muajt shkurt-mars, do të jetë agjencia bavariane ‘Aquin‘, ajo që do të kryejë akreditimin e jashtëm të universitetit më të madh në vend" (Gazeta "Standard", 19 janar 2009).
Agjencia dhe Këshilli i Akreditimit kanë detyrimin ligjor të realizojnë vlerësime të IAL. Rasti i mirë për të sugjeruar se si u duhet qasur sfidave në AL mund të ishte edhe raporti 3-vjeçar i agjencisë (2005-2008). Këndej mësojmë se agjencia ka kryer një vëllim pune të madh. Ajo ka bërë 48 vlerësime pozitive dhe 36 negative për programe të reja studimi, paraqitura nga IAL publike, në një kohë që të gjithë këta institucione janë të akredituara. Ndërsa për institucionet private (me vetëm 4 të akredituar), treguesit janë 120 pozitiv dhe 23 negativ(!!). Në raport nuk gjendet asnjë argument për këtë shpërpjesëtim. Madje, në raportin prej 27 faqesh nuk figuron asnjë e dhënë, faktor ndikues ose gjykim për cilësinë e rezultateve të studentëve.
Agjencia ka realizuar, gjithashtu, 4 vlerësime analitike të sistemit. Për fushën e mësuesisë ajo ka përdorur këta tregues: numri dhe shkalla e kualifikimit të stafit, raporti staf i brendshëm/student dhe raporti staf i përgjithshëm/student. Vështirë të kuptohet se si tregues të tillë lejojnë të gjykohet për cilësinë e rezultateve të studentëve-mësues të ardhshëm. Nga ana tjetër, besoj se analizat nuk do duhen bërë vetëm për institucionet brenda vendit, por, dhe mbi të gjitha, të krahasohen institucionet tona që formojnë mësues me simetrikët e tyre evropiane. Për më shumë, tani, kur në vendet e zhvilluara, fakultetet që përgatitin mësuesit i kanë reformuar kurrikulat (referohuni për shembull Universitetit të Oksfordit - Angli; McGill - Kanada; IUFM-Francë etj.). Vendosja në raport thuajse të barabartë e disiplinave shkencore me ato pedagogjike, në çdo cikël, po sendërton kthimin e mësuesisë në profesion. Mësuesit tani përgatiten që të zotërojnë lëndët shkencore, dijet për didaktikën dhe pedagogjinë, kompetencat e duhura për të ndihmuar nxënësit dhe kuptimin e përmasës kulturore dhe shoqërore të arsimit.
Tani, afër fundit, po e citoj një fragment nga artikulli "Arsimi i lartë: produkti më i mbiçmuar i Amerikës" i Marty Nemko, këshilltar karriere në SHBA, me më shumë se 500 artikuj në fushën e këshillimit. "Ndërmjet çasteve të mia më të trishtuara si këshilltar karriere është çasti kur dëgjoj histori si kjo: Nuk kam qenë student i mirë në të mesme, por do të doja të provoja nëse mund të merrja një diplomë universitare. Do të isha i pari në familjen time që po e arrij këtë, por, pasi kanë kaluar 5 vjet dhe 80000 dollarë të shpenzuar, shoh se më duhen akoma edhe 45 kredite. Dhe po i shtoj këtij konstatimi prekës dhe një tjetër fakt të ditëve tona, mjaft domethënës, cituar prej Clifford Adelman, ish-analist kërkimor në Departamentin e Arsimit të SHBA: "Midis studentëve pasuniversitarë, që u diplomuan pasi përfunduan kolegjet 4-vjeçare, dy të tretat e tyre nuk i kanë marrë diplomat edhe pas 8 vjet e gjysmë".
Sigurisht, gjithkush mund t‘i komentojë të dhënat në mënyrën e tij. Kjo është normale. Por normale më duket edhe kërkesa për profesionalizëm dhe përgjegjshmëri për cilësinë e rezultateve të studentëve tanë nga IAL, APAAL dhe MASH.
EPILOGU
Në Kosovë, dy vite më parë, qeveria vendosi akreditimin e universiteteve private nga një agjenci e huaj. Asnjë prej tyre nuk mori miratimin përfundimtar. Kjo e detyroi qeverinë e Kosovës të mbyllë të gjitha universitetet deri në plotësimin e standardeve. Pra, në pak vite, shteti i ri i Kosovës ngriti sistemin e sigurimit të cilësisë dhe përftoi produktet e tij të para. A nuk është gratis dhe në kohën e duhur kjo sprovë e lavdërueshme akreditimi edhe për Shqipërinë?