Qeveria jep 30 milionë për arkivin e Kuvendit
Qeveria mbush arkën e buxhetit të Kuvendit. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar shifrën 30 milionë lekë për rikonstruksionin e arkivit të Kuvendit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75 të ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" të ndryshuar dhe nenit 9 të ligjit datë 27.11.2008 "Për buxhetin e vitit 2009" me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi t‘i japë të drejtën Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që brenda datës 30 nëntor 2009 të kryejë procedurën e prokurimit, me objekt "rikonstruksioni i arkivit". Fondi limit për rikonstruksionin e arkivit, prej 30 milionë lekësh, do të përballohet nga buxheti i vitit 2009, zëri "Shpenzime kapitale", miratuar për Kuvendin. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Kuvendi për zbatimin e këtij vendimi.