E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria kthen reklamat qeveritare në media, kësaj here me konkurs

Qeveria vendosi ditën e djeshme rikthimin e reklamave shtetërore në organet e medieve por kësaj here mediat do të konkurrojnë me njëra-tjetrën për të përfituar reklamat shtetërore. Vendimi i djeshëm ka përcaktuar ngritjen e një komisioni i cili do të bëjë edhe konkurset përkatëse. Ky vendim jo vetëm që do të rikthejë reklamat e shtetit në mediat e shkruara apo vizive, por do të vendosë konkurs për përfitimin e tyre duke ndaluar kështu lidhjet për qëllime të ngushta mes shtetit dhe botës mediatike. Mediat do të konkurrojnë me çmime dhe hapësira për të marrë reklama. Titullari i institucionit urdhëron me shkrimblerjen, zhvillimin, prodhimin apo bashkëprodhimin e programeve a të reklamave, transmetimin nga operatorët radiotelevizivë ose botimin në median e shkruar dhe procedurat për kontratat për kohë transmetimi për çdo rast, duke parashikuar objektin, nevojën e kryerjes së reklamës. Komisioni për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumenteve përbëhet nga 5 anëtarë, tre prej të cilëve specialistë të fushës. Komisioni, brenda një periudhe kohore 5-ditore nga data e daljes së urdhrit, u shpërndan, me korrespondencë zyrtare organeve të masmedias apo agjencive të specializuara ftesën për negociata. Ftesa për negociata publikohet edhe në faqen e internetit të institucionit. Pas analizimit të ofertave, të paraqitura nga organet e masmediave të specializuara, komisioni përzgjedh në bazë të pikëve organet e masmedias të specializuara, duke u bazuar në kushtet e veçanta. Komisioni harton një raport të hollësishëm për të gjithë procedurën e ndjekur dhe ia paraqet titullarit të institucionit. Titullari i institucionit, në bazë të rekomandimit të dhënë nga komisioni i vlerësimit, vendos, brenda 2 ditëve nga data e paraqitjes së rekomandimit, lidhjen e kontratave me organet e masmedias të specializuara, për kryerjen e programit, të reklamës apo spotit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›