E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, ligj për financimin e bashkësive fetare



Këshilli i Ministrave miratoi dje ligjin “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”. Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha vlerësoi rëndësinë e këtij ligji, i cili, sipas tij, “është shumë i rëndësishëm për infrastrukturën shpirtërore të kombit”. Duke e konsideruar laicizmin si trashëgiminë dhe traditën më të shkëlqyer të shtetit, kreu i qeverisë vlerësoi se “nga ana tjetër, besimet fetare janë gurrat e mëdha, të cilat ushqejnë shpirtrat e shqiptarëve”. “Bashkësitë fetare kanë dhënë një kontribut të madh në rindërtimin e vlerave të cenuara nga një regjim barbar. Institucionet e kultit, drejtuesit lokalë dhe qendrorë të besimeve fetare dhe besimtarët shqiptarë me përkushtim të madh ndaj vlerave dhe Zotit, e rikthyen gradualisht Shqipërinë e ateizmit të imponuar në Shqipërinë e vlerave njerëzore dhe hyjnore”, - u shpreh kryeministri Berisha. Miratimi i këtij ligji, sipas kryeministrit Berisha, “është një obligacion dhe detyrim madhor i vendit dhe shtetit për të njohur kontributin e madh, si dhe për t’u mundësuar atyre të ushtrojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga doktrinat fetare të bashkuara të gjitha tek Zoti”.

16 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›