Rama: “Berisha të tregojë të vërtetën e tij për tragjedinë e Gërdecit
Kreu i PS-së: “Implikimi i Berishës me Gërdecin nuk mbulohet duke hedhur baltë mbi Bashkinë e Tiranës”.
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka kërkuar kryeministrit Berisha që të marrë kurajën dhe të tregojë të vërtetat dhe lidhjet e tij me korrupsionin shtetëror që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 shqiptarë dhe u plagosën 300 të tjerë. Reagimi i e Ramës ka marrë shkas nga skandali i publikuar në media, në të cilin rezulton se këshilltari personal i Berishës, Fahri Balliu, ka bashkëpunuar me Delijorgjin për ndërtimin e “Fabrikës së vdekjes” në Gërdec. Rama tha se Berisha nuk mund të mbulojë implikimin e tij duke hedhur baltë mbi Bashkinë e Tiranës dhe se ai duhet t’u tregojë familjeve të viktimave të vërtetat që e lidhin atë me këtë tragjedi. Këtë deklaratë kreu i PS-së Edi Rama e ka bërë gjatë një takimi me Shoqatën e ish-Ushtarakëve, takim në të cilin ai shoqërohej nga hartuesit e programit qeverisës së PS-së, Arben Malaj, Ilir Beqja dhe Ylli Manjani.
Gërdeci
Rama tha se tragjedia e Gërdecit ishte ngjarja më e rëndë pas vitit 1997, që shkallmoi ushtrinë shqiptare për shkak të politikës. Kreu i PS-së tha se shpërthimi vullkanik i korrupsionit në Gërdec vrau 26 njerëz të pafajshëm, shkatërroi moralisht dhe materialisht një popullsi të tërë civile, por gjithashtu goditi në themel dinjitetin e Forcave të Armatosura. Duke komentuar faktet që po dalin në media, që nxjerrin në pah lidhjet korruptive të Berishës me Gërdecin, kreu i PS-së tha se për Berishën ka ardhur koha që ai të tregojë të vërtetat e tij për këtë ngjarje, të cilat nuk mund të mbulohen duke hedhur baltë mbi Bashkinë e Tiranës. “Faktet që po dalin përditë nga kanali i korrupsionit që lidh kryeministrin me Gërdecin nuk mbulohet dot me baltën e shpifjeve që gatuhet në Kryeministri dhe mbush çdo ditë ekranet dhe gazetat. Përfshirja e këshilltarit politik e shpirtëror të Sali Berishës në ndërtimin e Fabrikës së Gërdecit nuk mbulohet dot me baltën e shpifjeve për Bashkinë e Tiranës. Është koha që Sali Berisha t’u tregojë familjeve të viktimave të vërtetën që e lidh atë vetë dhe njerëzit e tij më të afërt me masakrën e Gërdecit. Shqipëria duhet ta dëgjojë këtë të vërtetë nga goja e njeriut që 4 vjet më parë u votua për të qeverisur me duar të pastra. E, ky njeri, Sali Berisha, nuk mund të përdorë çarçafët e vjetër të shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës për të mbuluar trupin e korruptuar të qeverisë së Gërdecit”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Ish-ushtarakët
Duke prezantuar programin e ri qeverisës së Partisë Socialiste përpara ish-ushtarakëve, Rama tha se qeveria e re socialiste që do të krijohet pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila garanton statusin e ish-ushtarakëve. Rama e akuzoi kryeministrin Berisha se shkeli premtimet që i bëri kësaj kategorie në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, madje duke shkelur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Beteja juaj me qeverinë aktuale është një nga provat më domethënëse se si kjo qeveri e ky kryeministër, i cili i mori votat e shqiptarëve, ndër të tjera dhe si njeriu që premtoi zbatimin pa kompromis të çdo ligji, shkeli hapur ligjet e shtetit dhe vetë vullnetin e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni dëshmitarët e gjallë, që sot provoni se sa të gënjeshtërta janë përbetimet e Sali Berishës për shtetin ligjor, se sa hipokrite janë premtimet e Sali Berishës për të bërë ligje të mira e të drejta e për të zbatuar çdo ligj dhe se sa i dëmshëm do të ishte jo vetëm për ju, por dhe për të tjerë e të tjerë, mandatimi i Sali Berishës për të vazhduar trajektoren e keqqeverisjes së 18 vjetëve që në këto 4 vjet ka arritur ekstremin e vet. Unë jam këtu për t’ju thënë se ne nuk e diskutojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me grupin tuaj të interesit. Të drejtat që burojnë nga ligji dhe janë konfirmuar dhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne i njohim si detyrimet e qeverisë sonë që do të dalë me votën e 28 qershorit”, - tha kreu i PS-së, Edi Rama.
16 Prill 2009