E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, ligj për financimin e komuniteteve fetare



Qeveria miratoi dje projektligjin për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Sipas Kryeministrit Sali Berisha, ligji do të bëjë të mundur që në vend të rritet më tej infrastruktura shpirtërore. “Duke konsideruar laicizmin si trashëgiminë, traditën më të shkëlqyer të shtetit, natyrisht besimet fetare janë gurrat e mëdha, të cilat ushqejnë shpirtin njerëzor, shpirtrat e shqiptarëve. Ato kanë dhënë një kontribut të madh në rindërtimin e vlerave, të agresuara nga një regjim barbar, më shumë se në çdo vend tjetër, në Shqipëri. Institucionet e kultit, drejtuesit lokalë dhe qendrore të besimeve fetare, besimtarët shqiptarë me përkushtim të madh ndaj vlerave dhe Zotit, Shqipërinë e ateizmit të imponuar e rikthyen gradualisht në Shqipërinë e vlerave njerëzore dhe hyjnore, së bashku me sistemin në tërësi”, - tha Berisha.

Berisha, vizitë zyrtare 4-ditore në Kinë

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës Wen Jiaboa, Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë, nga datat 17-21 prill 2009. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën vjetore të Forumit të BOAO-s për Azinë. Në këtë vizitë në Kinë, për herë të parë të këtij niveli, Kryeministri Sali Berisha pritet të diskutojë me homologun kinez rritjen e marrëdhënieve dypalëshe. Ndërsa në Forumin e BOAO-s, pritet të diskutohet për krizën globale ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›